Please enter at least 3 characters.

“Mendova se ishte një bombë”: Tre të vdekur dhe të tjerë të lënduar, pas shembjes së skelave në një ndërtesë në Lozanë të Zvicrës

2024/07/Screenshot_13-4.jpg

Të paktën tre persona kanë gjetur vdekjen dhe tetë të tjerë janë lënduar të premten kur skelat u shembën nga një ndërtesë 19-katëshe në ndërtim në qytetin perëndimor zviceran të Lozanës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, skela u shemb pak para orës 9:30 të mëngjesit, duke rënë "si një shtëpi prej letre", sipas një dëshmitari.

E gjithë struktura e skelës në njërën anë të kullës 60 metra u rrëzua, duke bërë që punëtorët e ndërtimit të bien në tokë.

Policia rajonale tha se rreth një duzinë njerëz u ndikuan drejtpërdrejt nga aksidenti në Prilly, në periferi të Lozanës, duke përfshirë tre punëtorë ndërtimi që kishin vdekur.

Ndërkohë bëhet e ditur se katër nga ata që mbijetuan u lënduan rëndë. Ata dhe dy persona që u lënduan më pak u dërguan në spitalet aty pranë, tha policia.

Shkaku i aksidentit mbetet i paqartë por transmetuesi publik raportoi se informacionet fillestare treguan se ashensori i mallrave që përdorej për transportimin e punëtorëve të ndërtimit dhe materialit në majë të ndërtesës “ishte rrëzuar” kur ishte rreth katit të 13-të dhe “kishte marrë skelat me vete”.

Një dëshmitar i aksidentit tha ka thënë se zhurma e shembjes ishte "e frikshme".

"Ajo zgjati të paktën shtatë sekonda", ka thënë ai. “Mendova se ishte një bombë”. /Telegrafi/