Please enter at least 3 characters.

Menaxhmenti i Arsenalit po e humb durimin me Mesut Ozilin

2019/02/Ozil-Iwobi.jpg
291:"LONDON, ENGLAND - SEPTEMBER 29: Mesut Ozil of Arsenal (r) celebrates scoring his sides second goal with Alex Iwobi during the Premier League match between Arsenal FC and Watford FC at Emirates Stadium on September 29, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Menaxhmenti i Arsenalit po humbet durimin me Mesut Ozilin rreth mungesave të vazhdueshme në ndeshjet kampionale dhe evropiane.

Daily Mail raporton sot se mesfushori gjerman humbi ndeshjen e Arsenalit kundër Huddersfieldit të shtunën me arsyetimin se ishte i sëmurë.

Futbollisti tanimë ka humbur shumë ndeshje duke mos luajtur këtë sezon për shkak të sëmundjeve, problemeve të vazhdueshme me shpinë, dëmtimit të gjurit ose duke u lënë në bankën rezervë.

Mesut Ozil (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Fakti që "me dashje" e vendosi veten jashtë përplasjes me Huddersfieldin ka shtuar shqetësimet e brendshme për shkak se lojtari më i mirë i klubit ka munguar në shumë lojëra.

Menaxheri Unai Emery është përpjekur t'i japë atij një mundësi për të ringjallur karrierën, duke e futur edhe si 30-vjeçar - i cili fiton 380 mijë euro në javë - në disa ndeshje.

Theksojmë se për ish-lojtarin e Real Madridit janë të interesuara shumë klube evropiane duke përfshirë edhe PSG-në dhe disa klube në Serie A.

Ndryshe, Ozil deri më tani është paraqitur në 155 ndeshje të Arsenalit dhe ka shënuar 30 gola. /Telegrafi/