Please enter at least 3 characters.

Memorandum i MKRS-së edhe me Federatën e Karatesë

2016/01/memorandum-i-mkrs-s-euml-edhe-me-federat-euml-n-e-karates-euml_hd.jpg

Në vazhdën e memorandumeve të nënshkruara me disa federata të sportit të Kosovës, sot, në ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi mes MKRS-së dhe Federatës së Karatesë së Kosovës.

Nëpërmjet këtij Memorandum Bashkëpunimi, MKRS-ja subvencionon FKK-në për pjesën e programit të këtij viti me 28,100 euro, ndërkaq shumë e përgjithshme me të cilën MKRS-ja ka ndihmuar këtë federatë gjatë këtij viti shkon afro 82 mijë euro.

Ministri Shala përgëzoi FKK-në për punën dhe aktivitet e në fushën e karatesë dhe sukseset e treguara dhe konfirmoi mbështetjen e mëtutjeshme për FKK-në, si dhe shprehu përkushtimin e MKRS-së për të ndihmuar sportistin kosovar në rrugën e përparimit të mëtutjeshëm dhe avancimit të tij në planin ndërkombëtar.

Kryetari i FKK-së Fadil Arifi e përgëzoi ministrin Shala për punën që po bën në fushën e sportit, sidomos me memorandumet, nëpërmjet të cilave po krijon lehtësira për veprimtaritë e federatave./Telegrafi/