Please enter at least 3 characters.

Meksikë: 52 persona nxirren të gjallë nga gërmadhat

2017/09/1-418.jpg

Prefekti i Meksiko Siti, Miguel Angel Mancera, ka thënë sonte se 52 njerëz janë nxjerrë të gjallë nga gërmadhat e ndërtesave të shembura si pasojë e tërmetit.

Ai tha se bilanci i viktimave në Meksiko Siti është 93, një numër dukshëm më i ulët se sa të dhënat e raportuara më herët nga qeveria federale.

Mancera po ashtu tha se të paktën 38 ndërtesa pothuajse janë shndërruar në gërmadha.