Mehsud “mund të jetë vrarë”
Udhëheqësi taliban ishte prej kohësh në shënjestrën e sulmeve të ushtrisë amerikane. SHBA kishte ofruar dhe një shpërblim monetar për informata që do të çonin në kapjen apo vrasjen e tij.
Një zyrtar amerikan i tha BBC-së se kishte arsye që të besohej se njoftimet për vrasjen e Baitullah Mehsud-it mund të ishin të vërteta, por nuk mund të konfirmoheshin ende.
Ushtria amerikane e kishte vënë në shënjestër Mehsud-in me raketa nga një avion ushtarak pa pilot. Ajo kishte ofruar një shpërblim në vlerë 5 milionë dollarë për informata që do të çonin në vdekjen apo kapjen e tij.
Qeveritë amerikane dhe pakistaneze e fajësojnë atë se ka dhënë urdhërin për kryerjen e disa sulmeve. Në mesin e tyre është dhe ai ndaj ish-kryeministres pakistaneze, Benazir Bhutto në dhjetor të vitit 2007. /bbc/


