Please enter at least 3 characters.

Mehaj takon përfaqësues të NATO-s, flasin për rolin e KFOR-it në Kosovë

2023/02/FoYwqO9XEBEt5JZ-e1675802034959.jpg

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e NATO-s, të cilin e cilësoi si të shkëlqyeshëm.

Mehaj, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se me përfaqësues të NATO-s ka diskutuar për rolin e KFOR-it në Kosovë dhe për progresin e reformës së sektorit të sigurisë.

“Takimi i shkëlqyeshëm me aleatët e interesuar të NATO-s, organizuar nga Delegacioni i Britanisë së Madhe në NATO në krye me ambasadorin David Quarrey", ka shkruar Mehaj.

"Diskutim shumë i rëndësishëm për progresin e reformës së sektorit të sigurisë, rolin thelbësor të KFOR-it dhe marrëdhëniet e shkëlqyera e kontributi i NATO-s në Kosovë”, ka shkruar Mehaj në Twitter. /Telegrafi/