Mediumi i njohur anglez e quan ditë të zezë për Anglinë emërimin e Thomas Tuchel në krye të ‘Tre Luanëve’
Gjermani Thomas Tuchel, ish-trajneri i Borussia Dortmund, PSG, Chelsea dhe Bayern Munich, është përzgjedhës i ri i Anglisë dhe do të marrë postin më 1 janar 2025, njoftoi të mërkurën Federata Angleze e Futbollit (FA). Ai mbajti edhe konferencën e parë për media ku foli për tema të ndryshme. Gazetarët i bënë edhe disa pyetje të ndjeshme, si ajo për këndimin e himnit kombëtar anglez."Siç e kuptoj unë, është një vendim personal. Disa këndojnë himnin kombëtar, disa jo. Himni kombëtar anglez është i veçantë. E ndjeva atmosferën në Wembley kur mora pjesë në finalen e FA Cup. Në çdo rast, unë do tregoj respekt për himnin kombëtar dhe për pozicionin tim të ri dhe për vendin që përfaqësoj tani”, ka thënë Tuchel.
“Çfarë do të thotë kjo për sistemin e stërvitjes angleze? Sa fyese, injorante dhe miope e pafalshme. A do ta pranonin Spanja apo Franca këtë qasje? Ndoshta mund të kishim bërë një përjashtim për të fuqishmin Pep Guardiola, por tani kemi një njeri që nuk na ka borxh asgjë dhe do të ecë në lojën tonë me një kontroll të madh dhe pa lidhje me tifozët apo lojtarët. Kjo është një ditë e zezë për futbollin anglez. Ne jemi objekt talljeje”, vazhdonte teksti.Tuchel është pasardhësi i Gareth Southgate, i cili drejtoi kombëtaren angleze nga viti 2016 deri në vitin 2024, dhe Lee Carsleyt, periudha e përkohshme e të cilit u zgjat deri në ndeshjet e nëntorit.


