Please enter at least 3 characters.

Mediumi çek Sport, motivon ekipin e tyre: Përdoreni mundësinë e parë për kualifikim, festojmë në shtëpi

2019/11/Kosova-Republika-Ceke-foto-Ridvan-Slivova-78.jpg
14:"Ridvan Slivova

Gazeta e përditshme çeke Sport i ka kushtuar rëndësi takimit eliminator të Kosovës ndaj Çekisë.

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Çekisë do të luajnë sot (e enjte) në mbrëmje përballjen e madhe të tyre për Euro 2020.

Dardanët janë mysafirë të Çekisë në takimin e shtatë të vlefshëm për Grupin A në kuadër të kualifikimeve për Evropian.

Megjithatë, çekët kanë dalë të gjithë në motivim të kombëtares së tyre, në theks të veçantë edhe mediat.

Festa e lojtarëve të Kosovës tek njëri gol (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

"Merreni atë [kualifikimin] në shtëpi!", është titulli i së përditshmes çeke Sport, i cili është i qartë në mesazhin e tij për Kombëtaren e tyre.

"Janë dy ndeshje para nesh, por pse të mos përdorim mundësinë e parë për t'u kualifikuar. Festoni në shtëpi!”, shkruan gjithashtu në gazetën Sport.

Ndryshe, takimi zhvillohet në Doosan Arena të Plzen me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/