Please enter at least 3 characters.

Media ndërkombëtare shkruan për artisten Donna Dafin: “Goddess” rikthen fuqinë e gruas

Donna Dafi
(Foto: Donna Dafi/Instagram)

Këngëtarja me origjinë shqiptare Donna Dafi vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Kësaj radhe, platforma ndërkombëtare e muzikës dhe kulturës Bong Mines Entertainment i ka kushtuar një shkrim të gjerë këngës dhe videoklipit të saj më të ri, “GODDESS”.

Në artikullin me titull “Donna Dafi Reclaims Her Power With ‘GODDESS’”, media e përshkruan projektin si një ndërthurje të pop-it bashkëkohor dhe R&B-së, që përmes vokalit intim dhe produksionit elegant trajton vetëvlerësimin, zhvillimin personal dhe rikthimin e fuqisë së brendshme.

Vëmendje të veçantë media i kushton mesazhit të këngës, duke vlerësuar mënyrën se si Donna e paraqet vetëbesimin jo si diçka të përhershme, por si një forcë që ndonjëherë duhet ta rigjejmë brenda vetes.

Foto: Donna Dafi/Instagram

“Donna Dafi e shndërron fuqizimin në diçka më njerëzore: jo në një shfaqje të përhershme vetëbesimi, por në aktin e vetëdijshëm të rikujtimit të vlerës sate sa herë që jeta të bën ta harrosh atë”, shkruan Bong Mines Entertainment.

Media ndërkombëtare ndalet edhe te ana vizuale e projektit. Donna shfaqet mes ujit, natyrës, shkëmbinjve dhe arkitekturës së vjetër, ndërsa eleganca e veshjes dhe peizazhi krijojnë një botë vizuale që lidhet me mesazhin e këngës për feminilitetin, ripërtëritjen dhe fuqinë personale.

- YouTubeyoutu.be

Në shkrim vlerësohet gjithashtu mënyra se si Donna Dafi ndërthur muzikën, modën, arkitekturën dhe dizajnin, duke ndërtuar një identitet artistik që shkon përtej muzikës.

“GODDESS” është pjesë e kapitullit artistik që Donna e quan “Primadonna Era” dhe vjen pas projekteve “Primadonna”, “Touch Me Like That”, “ManGo” dhe “Trouble”.

Vëmendja e kushtuar nga Bong Mines Entertainment shënon një tjetër paraqitje të Donna Dafit në mediat ndërkombëtare dhe një tjetër hap në prezantimin e artistes me rrënjë shqiptare në skenën globale të pop-it dhe R&B-së. /Telegrafi/