Please enter at least 3 characters.

Me telefon ndajmë gjithë jetën, prandaj u shfrytëzua edhe për klipin e Elvanës

2016/01/Elvanafytyre.jpg

Elvana Gjata sapo ka lansuar videoklipin e ri, i cili është xhiruar me ‘telefon të mençur’.

Kënga në bashkëpunim me Brunon titullohet “Love Me”, ndërsa këngëtarja ka treguar arsyen pse vendosi ta xhironte me telefon dhe jo me kamerë siç veprohet rëndom.

“Me telefon ndajmë gëzime, suksese, qeshim, qajmë, ndonjëherë dhe shajmë, por më së shumti ndajmë dashuri… me pak fjalë të gjithë jetën tonë!”.

“Ndaj vendosa që këtë video muzikore ta bëj pikërisht me telefon. Shijojeni”, ka shkruar këngëtarja në Instagram. /Telegrafi/