Please enter at least 3 characters.

Me siguri pajtoheni edhe ju: Këto janë ndërtesat më interesante në botë! (Foto)

2018/04/Screenshot_1-10.jpg

Nga strukturat klasike në dizajne bashkëkohore, bota është e mbushur me ndërtesa interesante.

Për të theksuar pasurinë e arkitekturës rreth nesh Lonely Planet ka publikuar një libër të ri që tregon 120 prej ndërtimeve më të mëdha njerëzore në botë.

Përveç kësaj, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, libri eksploron ndërtesat klasike, të preferuarat e vjetra dhe ndërtimet intriguese.

Shikoni më poshtë për të parë disa nga ndërtesat frymëzuese që e kanë bërë atë një libër. /Telegrafi/

Krzywy Domek, që përkthehet si 'shtëpia e vogël e shtrembër', është një qendër tregtare. Ajo gjendet në rrugën kryesore të Monte Cassino në Sopot, Poloni

Fasada e shkëlqyeshme e Kazinosë së Madhe të Lisbonës dhe Hotelit në Macau të Kinës. Lonely Planet e përshkruan atë pika kryesore në Macau, vendpushimi më i madh i lojërave të fatit në Azi

Ndërtesa Hang Nga në Dalat, Vietnam, i cili njihet gjerësisht si Shtëpia e Çmendur. Është projektuar dhe ndërtuar nga arkitekti vietnamez, Dang Viet Nga

Kapela e Kryqit të Shenjtë në Sedona, Arizona, e cila është ndërtuar në anën e një shtrese të shkëmbinjve të kuq. Thuhet se ofron pamje spektakolare të peizazhit, veçanërisht në perëndim të diellit