Please enter at least 3 characters.

Më shumë se 8 milionë njerëz janë të zhvendosur brenda vendit në Ukrainë, sipas agjencisë së OKB-së

2022/05/a711acab-455c-472e-86b0-bbaf2d909d50-e1652190027871.jpg
605:"People evacuated from Mariupol arrive on buses at a registration and processing area for internally displaced people in Zaporizhzhia, on May 8, 2022. - Eight buses carrying 174 Mariupol civilians, including 40 evacuated from the Black Sea port's besieged Azovstal steelworks, arrived in Ukrainian-controlled Zaporizhzhia on Sunday, an AFP reporter witnessed. The 40 were evacuated on May, 7, 2022, from the steel plant, where the last Ukrainian soldiers in the devastated city are holed up and surrounded by Russian troops. (Photo by Dimitar DILKOFF / AFP) (Photo by DIMITAR DILKOFF/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Më shumë se 8 milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit në Ukrainë, sipas raportit të fundit nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), një agjenci e Kombeve të Bashkuara.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, mbi 18% - ose gati një në pesë - e popullsisë së Ukrainës të paraluftës tani është e zhvendosur brenda vendit, ka thënë Raporti i katërt i Zhvendosjes së Brendshme të Ukrainës, i publikuar hënën.

“Nevojat e atyre të zhvendosurve brenda vendit dhe të gjithë të prekurve nga lufta në Ukrainë po rriten nga ora në orë”, citohet të ketë thënë të martën Drejtori i Përgjithshëm i IOM-it, António Vitorino.

“Regjistrimi” i fundit, i kryer midis 29 prillit dhe 3 majit, zbuloi se 63% e të zhvendosurve brenda vendit janë gra.

Më shumë se 50% e familjeve të zhvendosura kanë fëmijë, 55% përfshijnë anëtarë të moshuar dhe mbi 30% kanë njerëz me sëmundje kronike.

Me më shumë se 5.9 milionë refugjatë që janë larguar nga Ukraina për në vendet fqinje, sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, gjithsej të paktën 13.9 milionë njerëz janë të zhvendosur që nga fillimi i agresionit rus në fund të shkurtit. /Telegrafi/