Please enter at least 3 characters.

Më shumë se 300 mijë të infektuar në SHBA, numri i të vdekurve në botë shkon në mbi 60 mijë

2020/04/200309-D-HN545-003.jpg
107:"Coronavirus Disease 2019 Rotator Graphic for af.mil. (U.S. Air Force Graphic by Rosario "Charo" Gutierrez)

Ka më shumë se 1.1 milion njerëz të infektuar në të gjithë botën, dhe tashmë bota ka kaluar një prag tjetër - 60,000 vdekje.

Shteti më i infektuar në botë është SHBA, qëka mbi 300 mijë të infektuar, transmeton Telegrafi.

Sipas informacioneve të fundit nga Italia, 681 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit. Gjithsej 124.632 njerëz janë të infektuar.

Një total prej 15,362 njerëz kanë vdekur në Itali. Ndërsa vetëm në 24 orët e fundit, janë regjistruar 4805 persona të sapo infektuar.

Në Francë, situata po përkeqësohet

Situata është edhe më e keqe në Francë. Vdekjet nga coronavirusi në Francë u rritën për 61 për qind më shumë në dy ditët e fundit pasi Covid-19 kapi shtëpitë e pleqve. 6507 janë infektuar, duke e çuar në 89,943 numrin e të infektuarve gjithsej, njoftoi dje Ministria e Shëndetësisë.

Ka vetëm 19 raste të reja në Kinë

Duke përfshirë të dhënat nga shtëpitë e pleqve, Franca u bashkua me Shtetet e Bashkuara, Spanjën, Italinë dhe Gjermaninë - vendet që tejkaluan numrin e raportuar nga Kina, vendi nga ku mendohet se filloi pandemia.

Në Kinë, vendi i origjinës, janë raportuar vetëm 19 raste të reja. /Telegrafi/