Më shumë se 200 zjarrfikës të angazhuar pas një zjarri në një ndërtesë në lindje të Londrës – mediat britanike sjellin detajet dhe pamjet
26/08/2024
Një ndërtesë në lindje të Londrës është përfshirë nga flakët. Dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë, janë evakuuar.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, mbi 200 zjarrfikës po i përgjigjen një zjarri në Dagenham, në lindje të Londrës dhe dy persona janë dërguar në spital.
Siç bëhet e ditur më tej, pjesë nga toka deri në katin e gjashtë, skelat që rrethonin bllokun e kullës dhe përfshinë nga flakët gjatë natës.
Dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë, janë evakuuar nga ndërtesa ndërsa shërbimet e urgjencës u thirrën në vendngjarje rreth orës 02:44.
Katër pacientë u trajtuan në vendngjarje dhe dy u dërguan në spital, tha Shërbimi i Ambulancës në Londër.
Shkaku i zjarrit mbetet i panjohur. /Telegrafi/


