Me not nga Otranto e Italisë drejt Vlorës, 35-vjeçarja shqiptare nis sfidën
22/06/2023
Shqiptaro-australianja, Eva Buzo këtë të enjte është nisur për të përshkruar distancën nga Otranto në drejtim të Vlorës me not.
Në lidhje me këtë sfidë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama i cili përmes një video në rrjetin social Facebook shkruan se ka nisur sfida e Eva Buzos.
Mediat raportojnë se nisja e saj është bërë mëngjesin e sotëm dhe tashmë pritet për të parë dhe mbërritjen e saj në Vlorë. /Telegrafi/


