Please enter at least 3 characters.

Më në fund Messi thyen heshtjen rreth të ardhmes së tij

2020/12/messi-5.jpg
228:"Barcelona's Argentinian forward Lionel Messi walks on the pitch during the Spanish league football match between FC Barcelona and Valencia CF at the Camp Nou stadium in Barcelona on December 19, 2020. (Photo by LLUIS GENE / AFP)
3:"AFP

Lionel Messi më në fund ka vendosur që të flet për të ardhmen e tij, derisa lidhet me një largim nga Barcelona.

Ylli argjentinas shokoi botën e futbollit kur dorëzoi letrën për largim nga skuadra katalunase në verë e këtij viti.

Por, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë në fund u bind që të qëndronte në Camp Nou, derisa tani ka folur rreth të ardhmes së tij.

“E vërteta është se sot jam mirë. Është e vërtetë se në verë kisha një kohë të keqe”, ka thënë 33-vjeçari për La Sexta.

“Çfarë ka ndodhur në verë, është se e gjitha ishte një rrëmujë dhe më pas shikova nga sezoni i ri”.

“Por, sot jam mirë dhe jam duke luftuar për gjithçka që ndodhet përpara dhe jam shumë i entuziazmuar”.

“E di se klubi po kalon nëpër kohë të vështira, mirëpo unë jam duke shikuar përpara në gjithçka që na rrethon”, ka shtuar më tej Messi. /Telegrafi/