Please enter at least 3 characters.

Me këtë ekip edhe 10 vjet kampion, thotë Munishi

2016/01/me-k-euml-t-euml-ekip-edhe-10-vjet-kampion-thot-euml-munishi_hd.jpg

“Për me ruajt këtë ekip që e kam është shumë vështirë, pasi që lojtarët e mi janë shumë cilësorë dhe kërkesat për ta janë të mëdha. Mirëpo, nëse veç mbetet ky ekip atëherë për 10 vjet askush nuk do të mund të ma merr titullin në Kosovë”.

Kështu ka dekalruar të premten trajneri i Llamkos Kosovës, Ismet Munishi, i cili fare nuk është duke iu frikësuar skuadrave tjera dhe nuk e ka ndërmend të bëjë përforcime, pa marrë parasysh nëse skuadrat tjera përforcohen apo jo para sfidave pranverore për titull kampioni. Llamkosi është shpallur kampion vjeshtor me 37 pikë, 9 më tepër se dy përcjellësit e parë, Ferizaj dhe Hysi.

“Nuk kam nevojë për asnjë ndryshim. Të tjerët të bëjnë çfarë të dëshirojnë, por unë me këtë ekip e kam të sigurt titullin e kampionit. Përforcimi i vetëm në janar është rikthimi i talentit të madh Milot Rashica, tjetër nuk na duhet”, tha Munishi, i cili brengën e vetëm e ka nëse mund t’i ruaj lojtarët për të mos shkuar jashtë Kosovës, ndryshe ata ekipin e Llamkosit nuk e ndërrojnë me asnjë ekip në Kosovë apo edhe Shqipëri.

“E pranojë se për t’i ruajtur këta futbollistë është vështirë, pasi që ata kanë kualitete të larta dhe kërkesat për ta janë të mëdha. Gjithsesi, unë jam marrë vesh me lojtarët që këtë vit ta bëjmë Vushtrrinë kampion e pastaj vet do të shikojë t’i transferojë jashtë”, tha numri një i Llamkos Kosovës, duke shtuar se lidhjet e tija të mira me ish-vendet ku ka luajtur por edhe lidhjet e mira të kryetarit të klubit, Labinot Demi me Spanjën, bënë të besohet se shumë futbollistë të saj të transferohen jashtë verën që vjen.

“Sllovenia, Ukraina, Turqia e Izraeli janë vendet ku kam lidhje shumë të forta dhe menjëherë pas përfundimit të kampionatit do të shohim mundësit për t’i dërguar në ekipet e këtyre vendeve. Sa i përket Shqipërisë nuk jam fare i interesuar, pasi që pagesa që po bëhet atje nuk i plotëson kërkesat tona”, shtoi tekniku prishtinas që me kreativitetin e tij i ka dhënë hijeshi futbollit kosovar. Munishi më pas ka folur edhe për situatën aktuale në klub, ku ka demantuar çdo fjalë se pronarët e klubit kanë krizë financiare. “Jemi shumë të qetë dhe pushimin e dimrit e presim me komoditet.

Gjitha obligimet janë kryer dhe gjithçka që flitet është thashetheme. Klubi financiarisht është në gjendje shumë të mirë dhe kështu do të jetë edhe në pranverë”. Kosova nuk i ka ndërprerë stërvitjet, por po punon me një program pak më ndryshe. “Deri më 25 dhjetor do të punojmë nëpër objekte të mbylluar duke përfshirë këtu edhe fitnesin. Me 5 janar planifikojmë t’i nisim stërvitjet dhe kështu ta vazhdojmë rrugëtimin tonë për ku e kemi nisur, titullin e kampionit”, përfundoi Ismet Munishi. /Zëri/Telegrafi/