Me këngën e re, Jason Derulo paralajmëron albumin e katërt (Audio/Foto)
07/04/2015
Jason Derulo ka paralajmëruar albumin e tij të katërt, të cilin do ta publikojë në muajin qershor të këtij viti.
Projekti i titulluar “Everything Is 4” do të dalë në tregun britanik me 1 qershor, ndërsa këngëtari ka publikuar këngën e re “Get Ugly” si promovim për albumin.
Pas kësaj kënge, është caktuar edhe data e lansimit të këngës tjetër paralajmëruese, “Want To Want Me”, që do të lansohet më 24 maj.
“Get Ugly” është prodhim i Ricky Reed, i njohur si Wallpaper, i cili ka krijuar disa hite të Derulos. /Telegrafi/


