Please enter at least 3 characters.

Me kë e nisë dhe me kë e përfundon Kosova fazën kualifikuese në “Euro 2024”: Orar i përshtatshëm për Dardanët

2022/10/kosova-3.jpg

Pas tërheqjes së shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024 në Frankfurt, është caktuar edhe orari i ndeshjeve për Grupin I, ku bën pjesë Kombëtarja e Kosovës. Dardanët rrugën drejt kualifikimit në Euro 2024 do ta nisin si mysafirë të Izraelit, më 25 mars, teksa tri ditë më pas do të luajnë si vendas kundër Andorrës.

Në qershor, Kosova do jetë mikpritëse e Rumanisë në “Fadil Vokrri”, derisa do të luajë në udhëtim kundër Bjellorusisë. Përballjen e parë ndaj bartësit të grupit, Zvicrës, Dardanët do ta zhvillojnë më 9 shtator në shtëpi, kurse më pas është mysafire e Rumanisë.

Në tetor Kosova do të jetë mysafire e Andorrës, kurse më pas do ta pret Izraelin. Ndërkohë, këtë cikël kualifikues kombëtarja jonë e mbyll me ndeshjet e nëntorit, ku fillimisht luan si mysafire e Zvicrës, kurse më pas në shtëpi e pret Bjellorusinë.

Kalendari i ndeshjeve të Grupit I:25 mars, 2023ora 20:45 | Izraeli – Kosovaora 18:00 | Bjellorusia – Zvicraora 20:45 | Andorra – Rumania28 mars 2023ora 20:45 | Kosova – Andorraora 20:45 | Rumania – Bjellorusia, Zvicra – Izraeli16 qershor 2023ora 20:45 | Kosova – Rumaniaora 20:45 | Bjellorusia – Izraeli, Andorra – Zvicra19 qershor 2023ora 20:45 | Bjellorusia – Kosovaora 20:45 | Zvicra – Rumania, Izraeli – Andorra9 shtator 2023ora 20:45 | Kosova – Zvicraora 18:00 | Andorra – Bjellorusiaora 20:45 | Rumania – Izraeli12 shtator 2023ora 20:45 | Rumania – Kosovaora 20:45 | Izraeli – Bjellorusia, Zvicra – Andorra12 tetor 2023ora 20:45 | Andorra – Kosovaora 20:45 | Bjellorusia – Rumania, Izraeli – Zvicra15 tetor 2023ora 20:45 | Kosova – Izraeliora 18:00 | Zvicra – Bjellorusiaora 20:45 | Rumania – Andorra18 nëntor 2023ora 20:45 | Zvicra – Kosovaora 18:00 | Bjellorusia – Andorraora 20:45 | Izraeli – Rumania21 nëntor 2023ora 20:45 | Kosova – Bjellorusiaora 20:45 | Rumania – Zvicra, Andorra – Izraeli