Please enter at least 3 characters.

Më dobët se De Gea nuk ka bërë asnjë portier në Botëror që nga viti 1966

2018/07/David-de-Gea.jpg
265:"SOCHI, RUSSIA - JUNE 15: David De Gea of Spain looks dejected following Portugal's second goal during the 2018 FIFA World Cup Russia group B match between Portugal and Spain at Fisht Stadium on June 15, 2018 in Sochi, Russia. (Photo by Michael Steele/Getty Images)
12:"Getty Images

Do të ishte gabim të fajësohet David De Gea për eliminimin e Përfaqësueses së Spanjës nga Kampionati Botëror 'Rusia 2018'.

Por, as nuk mund të mohohet fakti se portier spanjoll ka paraqitje shumë të dobëta, posaçërisht në fazën e grupeve.

Këtë më së miri e tregojnë edhe statistikat e spanjollit në katër ndeshjet sa luajti në këtë Botëror.

Portieri i Manchester Unitedit arriti të mbajë portën e paprekur vetëm ndaj Iranit ku skuadra e tij fitoi me rezultat 0-1.

Në katër ndeshje ai ka pasur shtatë gjuajte në portën e tij, gashtë nga ata kanë tundur rrjetën e tij, ndërsa ka arritur të mbrojë vetëm një.

(Foto: Getty Images)

Kjo do të thotë si ai është portieri që ka bërë më së paku pritje në një Botëror nga viti 1966, këtu përfshihen gjithë portierët që kanë mbrojtur së paku në tre ndeshje.

Gabimi i tij më i madh ishte ai ndaj Portugalisë, ku nuk arriti të ndal një gjuajte të lehtë nga Cristiano Ronaldo.

Forma e dobët e De Geas u vulos edhe ndaj Rusisë ku nuk arriti të mbrojë asnjë nga penalltitë finale. /Telegrafi/