Please enter at least 3 characters.

Me anë të detektorit të metalit, gjeti lingnotën e vjetër më se dymijë vjet

2016/05/1-175.jpg

Në Plymouth të Anglisë, një burrë e ka gjetur një lingnotë metalike, që ishte punuar në Romën e lashtë.

Jason Baker që e ka zbuluar këtë objekt të gjatë 60 centimetra, me anë të detektorit të metalit, e ka përmbushur ëndrrën e secilit arkeolog amator.

Megjithëse është i ri në këtë aspekt, Baker ka pasur fatin të hasë në një punim që është bërë para dymijë vitesh.

Në lingnotën e rrallë, që pritet të shitet mbi 300 mijë euro, është i gdhendur emri i perandorit Marcus Aurelius Armeniacus.

“Më herët kam gjetur monedha, si dhe gjësende tjera metali, por kjo është diçka e mahnitshme. Më bëri të gëzohem si një i çmendur” e ka përshkruar ai, momentin kur e ka gjetur këtë artefakt. /Telegrafi/