Please enter at least 3 characters.

“Me 7 qershor bashkë vulosim fitoren”-Bardhyl Hasanpapaj falënderon qytetarët e Junikut

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, ka shprehur mirënjohje për pritjen dhe mbështetjen që mori gjatë takimit me qytetarët në Junik.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Hasanpapaj e cilësoi atmosferën në Junik si të jashtëzakonshme, duke falënderuar qytetarët për mikpritjen.

“Junik, faleminderit nga zemra për mikpritjen dhe atmosferën e mrekullueshme”, ka shkruar ai.

Hasanpapaj u shpreh optimist për rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit, duke bërë thirrje për mobilizim dhe mbështetje.

“Me 7 qershor, bashkë vulosim fitoren”, deklaroi kandidati i LDK-së.