Please enter at least 3 characters.

McGregor thumbon Khabibin pasi kushëriri i tij pëson humbje në debutimin në UFC

2019/11/75429479_783936472040468_406824984518852608_n.png

Conor McGregor ka thumbuar Khabib Nurmagomedovin pasi kushëriri i tij pësoi humbej në debutimin e tij në UFC.

Abubakar Nurmagomedov debutoi në peshat e mesme në sportin e arteve marciale në fundjavën e kaluar, por nuk shkoi ashtu siç ishte planifikuar.

Rusi pësoi humbje nga David Zwada në vendlindjen e tij, derisa mbante kokën e tij dhe Khabib i qëndronte pranë.

Por, McGregor e ka shfrytëzuar këtë gjë, duke u tallur me kushëririn e kampionit në fuqi të UFC-së.

“Hahahaha një çantë me mbeturina”, kishte shkruar irlandezi. “Ai e mbante kokën me duar! Nuk mund të mbante as kokën. Ai u dorëhoq, një dështak u ekspozua”.

McGergor është ende i acaruar me Khabib shkaku i humbjes që ia shkaktoi në tetor të vitit të kaluar, duke ia rrëmbyer kështu brezin e arteve marciale në peshat e lehta. /Telegrafi/