Please enter at least 3 characters.

Mbyllet pika kufitare në Kullë, shkak reshjet e borës

2016/01/bora-izolon-komunat-n-euml-veri-t-euml-shqip-euml-ris-euml_2_hd.jpg

Si pasojë e reshjeve të borës, pika kufitare që lidh Kosovën me Malin e Zi, konkretisht në rrugën Kullë-Rozhajë është mbyllur për qarkullim.

Kjo është bërë e ditur në Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Në përditësimin e kësaj qendre në orën 11:00, shkruan se pika kufitare në Kullë është mbyllur.

Mbylljen e rrugës e ka konfirmuar për Telegrafin edhe zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi.

"Rruga është mbyllur për shkak të reshjeve", ka thënë shkurt Gashi. /Telegrafi/