Please enter at least 3 characters.

Mbyllet përkohësisht rruga “2 Korriku” në Istog për shkak të punimeve

Komuna e Istogut ka njoftuar se nesër, më 13 mars 2025 (e enjte), do të fillojnë punimet në rrugën “2 Korriku”, prapa banesave të Rugove.

Për këtë arsye, rruga do të jetë e mbyllur për qarkullim deri në përfundimin e punimeve.

Qytetarët ftohen të tregojnë mirëkuptim dhe të përdorin rrugë alternative për të shmangur vonesat në qarkullim.

Komuna e Istogut falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin./Telegrafi/