Please enter at least 3 characters.

Mbyllet afati kalimtar ‘Janar 2020’, të gjitha detajet nga 24 orët e fundit

2020/01/deadline.jpg

Është mbyllur afati kalimtar dimëror i vitit 2020 në ligat kryesore evropiane. Në Gjermani afati u mbyll në orën 18:00. Në Itali në orën 20:00. Ndërsa në Angli, Spanjë dhe Francë, klubet kanë mundur të transferojnë lojtarë deri në orën 23:59.

Duke e lexuar rubrikën Sport në Telegrafi, jeni siguruar që të mos humbni asgjë lidhur me transferimet potenciale dhe ato që janë zyrtarizuar deri në mbyllje të këtij afati kalimtar.

31/01/2020 23:59-Mbyllet afati kalimtar në Angli, Spanjë dhe Francë

Tashmë është mbyllura afati kalimtar i janarit 2020 edhe në tri ligat tjera të mëdha që do të thotë se ka përfunduar mundësia transferimeve në kampionatet kryesore evropiane. Mirëpo, Telegrafi do t’ju mbajë të informuar në rast të ndonjë transferimi që ka ndodhur në momentet e fundit dhe pas kompletimit të dokumentacioneve.

31/01/2020 23:59-Frederik Veseli nënshkruan për Le Mans

Mbrojtësi shqiptar, Frederik Veseli ka ndërruar ambient duke lënë Empolin për të kaluar në Ligue 2, te Le Mans.

31/01/2020 23:47-Gervinho ka nënshkruar me Al-Sadd, por duhet ta presë kompletimin e dokumentacionit

Gervinho ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Al-Sadd, mirëpo duhet të presë konfirmimin e transferimit nga Parma, duke qenë se akoma nuk është zyrtarizuar. Klubi italian do të përfitojë pesë milionë euro nga shitja e tij.

31/01/2020 23:45-Wague huazohet nga Barca te Nice

Barcelona e ka mbyllur afatin kalimtar të janarit me huazimin e Wague te Nice. Mbrojtësi i ri do të luajë te klubi francez deri në fund të sezonit. Nice e ka opsionin e blerjes për 10 milionë euro plus bonuset. Ndërsa Barca e ka opsionin e riblerjes deri në qershor të vitit 2021 për 15 milionë euro.

31/01/2020 23:43

Huddersfield ka nënshkruar sërish me portierin Jonas Lossl, të cilin e ka huazuar nga Evertoni.

31/01/2020 23:42

Lee Peltier është larguar nga Cardiffi dhe ka nënshkruar me West Bromin në formë huazimi deri në fund të sezonit.

31/01/2020 23:41-Ryan Bennett do të luajë te Leicesteri në pjesën e mbetur të sezonit

Leicester City e ka kompletuar huazimin e mbrojtësit Ryan Bennett nga Wolverhampton Wanderers deri në fund të sezonit, me të drejtë blerjeje për rreth pesë milionë funte.

31/01/2020 23:38-Kamberi nënshkruan me Rangers

Rangers ka nënshkruar me Florian Kamberin në formë huazimi nga Hibernian.

Te klubi i ri, ai do të luajë nën urdhrat e legjendës së Liverpoolit, Steven Gerrard.

31/01/2020 23:35-Ighalo huazohet te Unitedi

Manchester Unitedi e ka kompletuar huazimin e Odion Ighalos deri në fund të sezonit – bën të ditur Sky Sports.

31/01/2020 23:00-Rrugëtimi i Boateng, klubet dhe çmimet e transferimeve

31/01/2020 22:59-Lyoni konfirmon transferimin e Camilo Reijers

Olympique Lyonnais e ka transferuar Camilo Reijers de Oliveira për dy milionë euro.

31/01/2020 22:55-City angazhohet për talentin brazilian

Manchester City është duke u angazhuar për transferimin e talentit brazilian, Yan Couto. Barcelona është tërhequr nga gara për shërbimet e lojtarit të Cortibas, ashtu që 17-vjeçari pritet ta vazhdojë karrierën në Etihad Stadium.

31/01/2020 22:33-Statistikat e Josh King në këtë sezon

(Foto: Sky Sports)

31/01/2020 22:04-Numri 27 i është ndarë Emre Canit te Borussia Dortmundi

31/01/2020 21:52-Boateng huazohet te Besiktasi

Kevin-Prince Boateng i është bashkuar skuadrës turke, Besiktas, nga Fiorentina në formë huazimi deri në fund të sezonit.

31/01/2020 21:41-Unitedi arrin marrëveshje me Ighalon

Manchester United ka arritur marrëveshje me Odion Ighalon për kushtet personale për huazim gjashtëmujor nga klubi kinez, Shanghai Shenhua.

31/01/2020 21:18-Transferimet më të shtrenjta ndonjëherë në ditën e fundit të afatit dimëror

31/01/2020 21:06-Cagliari e huazon Alberto Paloschin

Alberto Paloschi do ta vazhdojë karrierën te Cagliari, ku ëhstë huazuar nga skuadra e Spalit.

31/01/2020 20:59-Disa nga zyrtarizimet në ditën e fundit të afatit kalimtar në Serie A

Blerim Xhemaili Nga Bologna te Shenzhen FC (nuk është bërë i ditur çmimi)

Emre Can Nga Juventusi te Borussia Dortmundi (huazim)

Steven Nzonzi Nga Roma te Rennes (huazim)

Gaston Pereiro Nga PSV Eindhoven t Cagliari (lojtar i lirë)

Maya Yoshida Nga Southampton te Sampdoria (huazim)

Giangiacomo Magnani Nga Brescia te Sassuolo (kthim nga huazimi)

Luca Tremolada Nga Brescia – lirohet nga kontrata

Christian Kouame Nga Genoa te Fiorentina (huazim)

Ervin Zukanovic Lojtar i lirë nënshkroi për SPAL

Iago Falque Nga Torino te Genoa (huazim)

Adrien Tameze Nga Nice te Atalanta (huazim)

Antonio Di Gaudio Nga Verona te Spezia (huazim)

Igor Nga SPAL te Fiorentina (huazim)

31/01/2020 20:50

Wolverhampton Wanderers kanë nënshkruar me Luke Matheson nga Rochdale, ndërsa ai do të qëndrojë i huazuar te klubi i mëparshëm deri në fund të sezonit.

31/01/2020 20:43

Mbrojtësi i Chelseat, Tariq Lamptey, i është bashkuar Brightonin me një kontratë prej tre vjet e gjysmë.

31/01/2020 20:23-Formacioni me lojtarët më të shtrenjtë që janë transferuar ndonjëherë në afatin e janarit

31/01/2020 20:22

Birminghami e ka refuzuar ofertën prej 24 milionë eurosh nga Manchester Unitedi për Jude Bellingham – raporton ESPN.

Arsenali dhe Borussia Dortmundi janë klubet tjera që kishin shprehur interesim për futbollistin që luan në klubin nga Championship.

31/01/2020 20:15-Transferimet më të shtrenjta deri më tani në këtë afat kalimtar

31/01/2020 20:11-Milani nënshkruan me Saelemaekers dhe e kthen Laxaltin

Milani e ka depozituar kontratën e Alexis Saelemaekers, i cili do ta zë vendin e Susos që e vazhdoi karrierën te Sevilla.

Njëherësh, Rossonerët e kanë kthyer Diego Laxaltin nga Torino, pas largimit të Rivardo Rodriguez drejt PSV Eindhovenit.

31/01/2020 20:07-Honda ka nënshkruar për Botafogon

Futbollisti japonez, Keisuke Honda, do ta vazhdojë karrierën në Brazil, te klubi Botafogo.

31/01/2020 20:03-Unitedi rikthen përpjekjet për Ighalo

Akoma ka gjasa që Odion Ighalo të transferohet te Manchester United para mbylljes së afatit klaimtar dimëror – bën të ditur France Football.

Për shkak të lëndimit të Marcus Rashford, Ole Gunnar Solskjaer ka nevojë për përforcimin e sulmit.

31/01/2020 20:00-Mbyllet afati në Itali

Është mbyllur afati kalimtar i janarit në futbollin italian. Telegrafi do t’ju mbajë të informuar në rast të ndonjë transferimi që ka ndodhur në momentet e fundit.

31/01/2020 19:55-Marko Pjaca, lojtar i Anderlechtit

Mesfushori i Juventusit, Marko Pjaca, është huazuar te Anderlechti deri në fund të sezonit.

31/01/2020 19:46

Nino La Gumina është lojtari më i ri i klubit italian, Sampdoria.

31/01/2020 19:35-Dështon kalimi i Antonee Robinson te Milani

Antonee Robinson do të mbetet te Wigan Athletic, pasi që kalimi i tij te Milani nuk ka mundur të kompletohet.

Antonee Robinson (Foto: George Wood/Getty Images/Guliver)

31/01/2020 19:02-Tashmë është zyrtare, Emre Can lojtar i Dortmundit

Borussia Dortmundi e ka konfirmuar transferimin e Emre Can nga Juventusi.

31/01/2020 18:57-Steven Nzonzi huazohet te Rennes

Rennes e ka transferuar Steven Nzonzin në formë huazimi nga Roma deri në fund të sezonit me opsionin e blerjes.

31/01/2020 18:51

Alessandro Matri është pranë largimit nga Brescia dhe pritet t’i bashkohet Parmas.

31/01/2020 18:46-Matheus Fernandes në pronësi të Barcës

Barcelona e ka transferuar Matheus Fernandesin, i cili nuk do t’i bashkohet klubit katalunas deri më 1 korrik. Ai do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, ndërsa do të ketë një klauzolë prej 300 milionë eurosh.

31/01/2020 18:42-Fiorentina siguron shërbimet e Amrabat

Sofyan Amrabat është lojtar i lirë i Fiorentina. Kontrata e tij është finalizuar, mirëpo do të qëndrojë te Verona deri në fund të sezonit.

31/01/2020 18:31-Angelino është huazuar te Leipzigu

Në momentet e fundit të afatit kalimtar, RB Leipzigu e ka konfirmuar transferimin e Angelinos nga Manchester City në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Klubi gjerman e ka opsionin e blerjes në fund të sezonit për 30 milionë euro.

31/01/2020 18:19-Të gjitha transferimet në Bundesliga më 31 janar

Matheus Cunha Nga RB Leipzig te Hertha Berlin (15 milionë euro)

Vincent Koziello Nga Kolni te Paris FC (huazim)

Davie Selke Nga Hertha Berlin te Werder Bremen (huazim)

Dennis Jastrzembski Nga Hertha Berlin te Paderborn (huazim)

Dejan Joveljic Nga Eintracht Frankfurt te Anderlecht (huazim)

Marcel Langer Nga Schalke 04 te Hearts (lojtar i lirë)

Matthias Bader Nga Cologne te Darmstadt (nuk është publikuar shuma e transferimit)

Babacar Gueye Nga Paderborn – Karlsruher SC (lojtar i lirë)

https://twitter.com/FootdAfrique1/status/1222978334444990465

Lasse Sobiech Nga Cologne te Royal Excel Mouscron (huazim)

Mads Pedersen Nga Augsburg te FC Zurich

31/01/2020 18:06-Interi transferon talentin Martin Satriano

Sulmuesi uruguaian, Martin Satriano, i lindur në vitin 2001, është zyrtarizuar te Interi nga Nacional. Ai ka nënshkruar për Nerazzurrët deri në vitin  2024.

31/01/2020 18:00-Mbyllet afati në Gjermani

Është mbyllur afati kalimtar i janarit në futbollin gjerman. Ne do t’ju mbajmë të informuar në rast të ndonjë transferimi që ka ndodhur në momentet e fundit.

31/01/2020 17:52

Talenti i Chelseat, Clinton Mola, i është bashkuar Stuttgart. The 18-vjeçari ka nënshkruar kontratë prej katër vjet e gjysmë me klubin gjerman.

31/01/2020 17:51

Kanë mbetur edhe pak minuta deri në mbyllje të afatit kalimtar në Gjëermnai, ndërsa RB Leipzig është pranë huazimit të Angelinos nga Manchester City.

31/01/2020 17:16-Yoshida drejt Sampdorias, Maddox drejt Southamptonit

Sampdoria është pranë arritjes së marrëveshjes për huazimin e qendërmbrojtësit të Southamptonit, Maya Yoshida.

Nga ana tjetër, klubi anglez ka arritur marrëveshje që ta huazojë mesfushorin e Chelseat, Jacob Maddox.

31/01/2020 16:50-Gareth Bale nuk përfshihet në skuadrën e Realit për derbin ndaj Atleticos

Zinedine Zidane thotë se Gareth Bale nuk do të largohet, mirëpo ai e ka lënë anësorin e Real Madridit jashtë skuadrës për derbin e të shtunës kundër Atletico Madridit. Një veprim interesant në ditën e fundit të afatit kalimtar.

31/01/2020 16:49-Rangers arrin marrëveshje për Florian Kamberin

Rangers ka arritur marrëveshje bazë me Hibernian për huazimin e sulmuesit Florian Kamberi. Fubtollisti shqiptar ndodhet në Glasgou dhe pret që të finalizohet marrëveshja.

31/01/2020 16:40-Danny Rose e kishte kërkuar kalimin te Newcastle

Danny Rose ka njoftuar se e kishte kërkuar kalimin te Newcastle Unitedi nga Tottenham Hotspur dhe kjo kërkesë iu plotësua.

“I telefonova agjentit tim dhe i thashë: ‘Dua të shkoj atje’. Mu deshën një javë ose 10 ditë për të shkuar, por jam i kënaqur që jam këtu”, ka deklaruar Rose për Sky Sports.

31/01/2020 16:32-Edhe sa ka mbetur deri në mbyllje të këtij afati kalimtar?

Mbyllja e ‘afatit të janarit 2020’ sipas vendeve

Gjermani – 18:00
Itali – 20:00
Angli, Spanjë, Francë: 0:00

31/01/2020 16:28-Sane nuk e ka refuzuar ofertën e Cityt për rinovimin e kontratës

Pep Guardiola mbetet optimist kur është fjala për vazhdimin e kontratës së Leroy Sane me Manchester Cityn.

Trajneri i Citizens ka thënë se lojtari nuk e ka refuzuar ofertën që i është bërë nga klubi.

Josep Guardiola dhe Leroy Sane (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

31/01/2020 16:14-Unitedi tërheq interesimin për Joshua King

Është ftohur interesimi i Manchester Unitedit për sulmuesin e Bournemouthit, Joshua King, ndëkrohë Djajtë e Kuq po shikojnë opsione tjera.

31/01/2020 16:10-Liverpooli do të kthehet në treg gjatë verës

Jurgen Klopp e ka shpallur të mbyllur këtë afat kalimtar për Liverpoolin, mirëpo ka thënë se është duke i bërë planet për afatin kalimtar të verës.

31/01/2020 15:54-Megjithatë, Cavani mbetet te PSG?

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel, ka lënë të kuptohet se Edinson Cavani do të mbetet në kryeqytetin francez deri në fund të sezonit.

“Ka situata më të këqija në jetë se të qëndrosh te PSG. Mendoj se do të ndihet mirë. Duhet ta rikthejë vetëbesimin dhe ritmin. Edi është këtu, ai është lojtar i shkëlqyer. Nuk do ta ndryshojmë këtë grup dhe kjo është gjë e mirë”, është shprehur ai.

Edinson Cavani (Foto: Lintao Zhang/Getty Images/Guliver)

31/01/2020 15:43-Saga Inter-Zaza është e komplikuar

Dukej vetëm formalitet transferimi i Simone Zazas Te Interi, mirëpo transferimi vazhdon të jetë i rrezikuar. Nerrazzurrët kanë arritur marrëveshje me Torinon për huazimin e lojtarit me të drejtë blerjeje, mirëpo sulmuesi e ka refuzuar këtë formulë transferimi, pasi që nuk dëshiron të kalojë te zikaltrit vetëm përkohësisht, por të nënshkruajë kontratë afatgjate.

Simone Zaza (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

31/01/2020 15:34-Në pritje të zyrtarizimit, arritja e Antonee Robinson te Milani

31/01/2020 15:27-Hadergjonaj huazohet te Kasimpasa

Mbrojtësi i Huddersfield Town, Florent Hadergjonaj, i është bashkuar klubit turk Kasimpasa në formë huazimi deri në fund të sezonit.

31/01/2020 15:25-Zyrtarizimet e deritanishme në ditën e fundit

Vincent Koziello Nga Cologne te Paris FC

Davie Selke Nga Hertha Berlin te Werder Bremen

Dennis Jastrzembski Nga Hertha Berlin te Paderborn

Dejan Joveljic Nga Eintracht Frankfurt te Anderlecht

Petar Skuletic Nga Montpellier te Sivasspor

Nathan Bishop Nga Southend United te Manchester United

Harry Burgoyne Nga Wolverhampton Wanderers te Shrewsbury

Iago Falque Nga Torino te Genoa

Richairo Zivkovic Nga Changchun Yatai te Sheffield United

Yannick Carrasco Nga Dalian Yifang te Atletico Madrid

Marcus Dewhurst Nga Sheffield United to Carlisle

Francisco Trincao Nga Braga te Barcelona (nga 1 korriku)

Adrien Tameze Nga Nice te Atalanta

Antonio Di Gaudio Nga Verona te Spezia

Marcel Langer Nga Schalke 04 te Hearts

Dan Kemp Nga West Ham United te Stevenage

Blerim Xhemaili Nga Bologna te Shenzhen FC

Cedric Soares Nga Southampten te Arsenal

Federico Dimarco Nga Inter te Verona

Alfred Duncan Nga Sassuolo te Fiorentina

Sam McCallum Nga Norwich City te Coventry

Sam McCallum Nga Coventry te Norwich City

Kayne Ramsay Nga Southampton te Shrewsbury

Lewis Gibson Nga Everton te Fleetwood

Morgan Feeney Nga Everton te Tranmere

Igor Nga SPAL te Fiorentina

Matthias Bader Nga Cologne te Darmstadt

31/01/2020 15:21

Sky Sports News raporton se është arritur marrëveshja që Joshua King të kalojë te Manchester Unitedi, por duhet pritur që Bournemouthi të gjejë zëvendësues.

31/01/2020 15:04-Robinson kompleton testet mjekësore te Milani

Antonee Robinson i ka kompletuar ekzaminimet mjekësore te AC Milan dhe tashmë pritet zyrtarizimi.

31/01/2020 15:04-Saelemaekers arrin në Milano për teste mjekësore

Alexis Saelemaekers ka zbarkuar në qytetit e Milanos për të mbyllur transferimin tek Rossonerët.

Lojtari vjen si huazim nga klubi belg, Anderlecht.

31/01/2020 14:56-Unitedi transferon portierin Nathan Bishop

Manchester Unitedi e ka transferuar portierin Nathan Bishop nga Southend United.

(Foto: Sky Sports News/Twitter)

31/01/2020 14:54-Giroud mbetet te Chelsea

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, ka thënë se Olivier Giroud nuk do të largohet nga Blutë në këtë afat kalimtar.

Ai njëherësh ka lënë të kuptohet se nuk do të transferohet as Dries Mertens e as Edinson Cavani.

(Foto: Sky Sports News/Twitter)

31/01/2020 14:40-Zyrtare: Genoa transferon sulmuesin Iago Falque

Genoa ka njoftuar zyrtarisht transferimin e Iago Falque nga Torino.

Sulmuesi i njohur vjen si huazim me të drejt blerje në fund të sezonit.

31/01/2020 14:25-Fiorentina afër zyrtarizimit të mesfushorit Amrabat

Fiorentina thuhet se ka arritur marrëveshje me Hellas Verona për Sofyan Amrabat.

Viola ka fituar garën ndaj Napolit, pasi mendohet se ka ofruar 20 milionë euro për shërbimet e tij.

Mesfushori pritet t'i bashkohet klubit vjollcë në korrik.

31/01/2020 14:04-Parma afër goditjes dyshe në sulm

Klubi italian është gati të transferojë dy sulmues të ri nga Serie A.

Sipas Calciomercato, Parma ka arritur marrëveshje me Sampdorian për Gianluca Caprari, ndërsa po punojnë edhe për transferimin e Alfredo Donnarumma nga Brescia.

31/01/2020 13:58-Emre Can arrin në Dortmund për teste mjekësore

Emra Can pritet së shpejti të zyrtarizohet si lojtar i klubit gjerman, Borussia Dortmund.

Mesfushori gjerman ka arritur tashmë në qytetit gjerman për të kryer testet mjekësore para transferimit nga Juventusi.

Can thuhet se vjen si huazim me obligim blerje në fund të sezonit për 30 milionë euro.

31/01/2020 13:47-Interi në bisedime me Torinon për Zazan

Interi thuhet se është në negociata me Torinon për sulmuesin italian, Simone Zaza, i cili konsiderohet alternativ e sulmit.

Sipas mediumit italian Calciomercato, Nerazzurrët e duan Zazan nëse nuk arrijnë të nënshkruajnë me sulmuesin e Chelseat, Olivier Giroud.

31/01/2020 13:43-King dëshiron transferimin te Unitedi

Joshua King dëshiron të bashkohet me Manchester Unitedin përpara se të mbyllet afati kalimtar i transferimeve.

Djajtë e Kuq bënë një ofertë për të këtë javë, por u refuzua nga Bournemouth.

31/01/2020 13:38-Zidane thotë se Bale nuk largohet nga Reali

Zinedine Zidane e ka përgënjeshtruar mundësinë e transferimit të Gareth Bale te Tottenham Hotspur

31/01/2020 13:36-Solskjaer nuk pret më transferime

Ole Gunnar Solskjaer thotë se nuk pret të ketë transferime nga Manchester Unitedi në mbyllje të afatit kalimtar dimëror, edhe pse është raportuar se ka interesim nga Djajtë e Kuq për disa lojtarë.

Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

31/01/2020 13:21-Celticu mohon interesimin për Wanyama

Celticu mohon kategorikisht interesimin për mesfushorin e Tottenham Hotspur, Victor Wanyama.

31/01/2020 13:15-Southamptoni e refuzon Unitedin për Danny Ings

Manchester Unitedi e ka pyetur Southamptonin për disponueshmërinë e Danny Ings. Mirëpo, The Telegraph bën të ditur se ka marrë përgjigje negative.

31/01/2020 13:13-Yannick Carrasco kthehet te Atletico

Atletico Madridi konfirmon kthimin e Yannick Carrascos, i cili u largua drejt Kinës në vitin 2018.

31/01/2020 13:08

Independent bën të ditur se Teemu Pukki, Dries Mertens dhe Josh King janë shënjestrat e Manchester Unitedit në këtë ditë të fundit të afatit kalimtar dimëror.

31/01/2020 12:50-Barca arrin marrëveshje për Francisco Trincao

Barcelona ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit portugez, Francisco Trincao, nga Braga, i cili do t’u bashkohet katalunasve më 1 korrik.

31/01/2020 12:36

Victor Wanyama mund të kthehet te Celticu nga Tottenham Hotspur në ditën e fundit të afatit të janarit.

Victor Wanyama (Foto: Stephen Pond/Getty Images/Guliver)

31/01/2020 12:33-Disa nga zyrtarizimet e deritanishme në ditën e fundit

Cedric Soares Nga Southampten te Arsenal

Federico Dimarco Nga Inter te Verona

Alfred Duncan Nga Sassuolo te Fiorentina

Sam McCallum Nga Norwich City te Coventry

Sam McCallum Nga Coventry te Norwich City

Kayne Ramsay Nga Southampton te Shrewsbury

Lewis Gibson Nga Everton te Fleetwood

Morgan Feeney Nga Everton te Tranmere

Igor Nga SPAL te Fiorentina

Matthias Bader Nga Cologne te Darmstadt

31/01/2020 12:27-Boateng drejt Besiktasit

Kevin Prince Boateng është i gatshëm të largohet nga Fiorentina, ku i kaloi gjashtë muajt e fundit. Ai është shumë pranë huazimit te Besiktasi

31/01/2020 12:06-Xhemaili vazhdon karrierën në Kinë

Bologna ka njoftuar se e ka shituar Blerim Xhemailin te klubi kinez, Shenzhen FC, i cili drejtohet nga trajneri italian, Roberto Donadoni. 

33-vjeçari ka luajtur në disa klube italiane gjatë karrierës, si Torino, Napoli, Parma e Genoa.

31/01/2020 12:03-Douglas Costa thotë se nuk largohet nga Juve

Douglas Costa e ka përsëritur qëllimin e tij për të qëndruar te Juventusi. Ai ka thënë se tash për tash nuk e ka në plan të largohet nga Zonja e Vjetër, pasi ndihet “si në një familje”.

31/01/2020 12:00-Giroud arrin marrëveshje me Tottenhamin

Sky Sports raporton se sulmuesi i Chelseat, Olivier Giroud, ka arritur marrëveshje për t’iu bashkuar Tottenham Hotspur.

Olivier Giroud (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

31/01/2020 11:59-Tottenhami në bisedime të avancuara për Bale

Tottenham Hotspur beson se ka bërë lëvizjen e duhur në ofertën për ta kthyer Gareth Bale në skuadër.

Kryetari i klubit, Daniel Levy, ka udhëtuar në Madrid për të biseduar me presidentin e Realit, Florentino Perez – raporton The Times.

Gareth Bale (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

31/01/2020 11:55-Juve tenton transferimin e Tonalit

Me paratë e grumbulluara nga shitja e Emre Can te Borussia Dortmundi (ku mungon vetëm konfirmimi zyrtar), Juventusi do të përpiqet ta transferojë Sandro Tonalin nga Brescia.

Sandro Tonali (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

31/01/2020 11:51-Duncan nënshkruan për Fiorentinan

Fiorentina e ka formalizuar transferimin e Alfred Duncan nga Sassuolo. Mesfushori ka shkuar në Firence në formë huazimi me obligim blerjeje për 15 milionë euro.

31/01/2020 11:43-Robinson dhe Saelemaekers për testet mjekësore te Milani

Antonee Robinson dhe Alexis Saelemaekers po udhëtojnë drejt Milanit, ku do t’u nënshtrohen testeve mjekësore para se të nënshkruajnë me Rossonerët

31/01/2020 11:41-Iago Falque lojtar i Genoas

Pas tri sezonesh e gjysmë te Torino, Iago Falque është larguar drejt Genoas. Granata e ka huazuar deri në fund të sezonit me të drejtë blerjeje.

31/01/2020 11:39-Dimarco huazohet te Verona

Federico Dimarco është lojtar i ri i Hellas Veronas. Mbrojtësi i krahut është huazuar nga Interi me të drejtë blerjeje.

31/01/2020 11:35-Zyrtare: Soares i bashkohet Arsenalit

Arsenali ka konfirmuar transferimin e Cedric Soares nga Southamptoni në formë të huazimit deri në fund të sezonit.

31/01/2020 11:17-Zyrtare: Hagi kalon nga Genk te Rangers

Zyrtare: Rangers ka nënshkruar me Ianis Hagi nga Genk në formë të huazimit deri në fund të sezonit, por me opsion blerje.

31/01/2020 10:58-Man Utd prezanton Bruno Fernandes më një video të bukur

31/01/2020 10:56-Giroud qëndron në Londër, por jo tek Chelsea

Sipas SkySports, Tottenhami është pajtuar me Chelsean për shërbimet e Olivier Giroud.

31/01/2020 10:53-Zyrtare: Tameze i bashkohet Atalantas

Atalanta ka transferuar Adrien Tameze nga Nice në formë të huazimit, por me opsion blerje për tetë milionë euro.

31/01/2020 10:33-Në prite të zyrtarizimit të Soares te Arsenali

Sipas talkSPORT, Cedric Soares ka kaluar testet mjekësore dhe është pajtuar me kushtet e Arsenalit. Së shpejti pritet edhe zyrtarizimi i kalimit të tij nga Southamptoni.

Foto montazh

31/01/2020 10:30-Liga Premier: Disa nga transferimet e mëdha të janarit në vitet e fundit

2018: Pierre-Emerick Aubameyang – nga Borussia Dortmundi te Arsenali

2018: Lucas Moura – nga Paris St-Germain te Tottenham Hotspur

2015: Juan Cuadrado – nga Fiorentina te Chelsea

2011: Andy Carroll – nga Newcastle United te Liverpooli

2011: Fernando Torres – nga Liverpooli te Chelsea

31/01/2020 09:57-Chelsea vazhdon përpjekjet për Dries Mertens

Dries Mertens është një prej emrave më të përfolur gjatë ditëve të fundit të afatit kalimtar të janarit. Edhe Chelsea do të përpiqet ta transferojë sulmuesin e Napolit në orët e mbetura.

Dries Mertens (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

31/01/2020 09:53-Barca në kërkim të Richarlison

Barcelona është rikthyer për t’i kërkuar shërbimet e sulmuesit të Evertonit, Richarlison.

31/01/2020 09:33-Gervinho drejt Lindjes së Mesme

Klubi nga Katari, Al-Sadd, ku trajner është legjenda e Barcelonës, Xavi, është duke e kërkuar sulmuesin e Parmas, Gervinho.

31/01/2020 09:30-Klube të shumta pas Olivier Giroud

Lazio, Tottenham Hotspur e Inter, janë klubet tjera të përfshira në garën për shërbimet e sulmuesit të Chelseat, Olivier Giroud.

Olivier Giroud (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

31/01/2020 09:27-Boubakary Soumare në planet e Chelseat

Chelsea është duke i konkurruar Manchester Unitedit për shërbimet e talentit të Lille, Boubakary Soumare.

31/01/2020 09:25-Emre Can për testet mjekësore te Dortmundi

Mesfushori i Juventusit, Emre Can, do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore në orët në vijim, para nënshkrimit me Borussia Dortmundin, ku do të transferohet për 30 milionë euro.

31/01/2020 09:12-Favilli në planet Romës

Sulmuesi i Genoas, Andrea Favilli, është në planet e Romës, në rast se Nikola Kalinic largohet drejt Monacos.

Andrea Favilli (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

31/01/2020 09:01

Fiorentina pritet ta transferojë Domenico Crisciton nga Genoa. 33-vjeçari do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore gjatë të premtes, para se ta finalizojë transferimin.

31/01/2020 08:42

Manchester Unitedi do të përpiqet ta transferojë Edinson Cavanin gjatë orëve të mbetura të afatit dimëror.

Ndërkohë, Sky Sports raporton se Willian Jose nuk do t’u bashkohet Djajve të Kuq.

31/01/2020 07:14-Të gjitha transferimet që ndodhën më 30 janar

Lluis Lipez Nga Espanyol te Tenerife

Zan Celar Nga Roma te Cremonese

Bosko Sutalo Nga Osijek te Atalanta

Babacar Gueye Nga Paderborn te Karlsruher SC

Mirko Antenucci Nga Roma te Vitoria de Setubal

Lasse Sobiech Nga Cologne te Royal Excel Mouscron

Alessandro Florenzi Nga Roma te Valencia

Marc Gual Nga Sevilla te Real Madrid Castilla

Mads Pedersen Nga Augsburg te FC Zurich

Ionut Radu Nga Inter te Parma

Andrea Petagna Nga Napoli te SPAL

Leonardo Capezzi Nga Sampdoria te Salernitana

Ricardo Rodriguez Nga Milan te PSV Eindhoven

Andrea Petagna Nga SPAL te Napoli

Chema Nga Nottingham Forest te Getafe

Danny Rose Nga Tottenham Hotspur te Newcastle United

Fedor Smolov Nga Lokomotiv Moscow te Celta Vigo

Krzysztef Piatek Nga Milan te Hertha Berlin

Brad Smith Nga Bournemouth te Cardiff City

Teni Leistner Nga QPR te Cologne

Paco Alcacer Nga Borussia Dortmund te Villarreal

Bruno Fernandes Nga Sporting te Manchester United

Kristeffer Askildsen Nga Stabæk te Sampdoria

Marcos Rojo Nga Manchester United te Estudiantes

Carles Perez Nga Barcelona te Roma

Esteban Granero Nga Espanyol te Marbella

Daniel Podence Nga Olympiacos te Wolverhampten Wanderers

Jose Arnaiz Nga Leganes te Osasuna

Valon Berisha Lazio te Fortuna Dusseldorf

Cameron Carter-Vickers Nga Tottenham Hotspur te Luten Tewn

Gonzalo Villar Nga Elche te Roma

Bruno Guimaraes Nga Athletico Paranaense te Lyon

31/01/2020 06:21-Transferimet Manchester Unitedit nga Sportingu

CR7: 292 ndeshje, 118 gola, 9 trofe

Nani: 230 ndeshje, 40 gola, 12 trofe

Bruno: 0 ndeshje, 0 gola, 0 trofe

Për të fundit do të tregojë koha.

(Foto: Twitter/Squawka Football)

31/01/2020 05:09-Huazimet emergjente jashtë afatit kalimtar

Në fillim të sezonit 2016/2017, FIFA vendosi rregulla të reja që e hoqën afatin e huazimeve emergjente. Mirëpo, çfarë ndodh nëse një klub ka krizë portierësh? Lojtarët e lirë (që nuk kanë kontratë me ndonjë klub) mund të transferohen edhe jashtë afatit kalimtar, derisa ka një leje të shkruar në rast të ekzistimit të lëndimeve të portierëve te një klub i caktuar.

31/01/2020 05:07-Transferimet e deritanishme të Tottenham Hotspur

Ardhje: Gedson Fernandes (Benfica, huazim), Giovani Lo Celso (Real Betis, huazim), Steven Bergwijn (PSV Eindhoven).

Largim:Jack Clarke (QPR, huazim), Christian Eriksen (Inter Milan),  Kyle Walker-Peters (Southampton, huazim), Cameron Carter-Vickers (Luton Town, huazim), Danny Rose (Newcastle, huazim).

(Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

31/01/2020 04:09

Klubet që i përmbyllin marrëveshjet vonë në ditën e fundit të afatit kalimtar (21:00 – 23:00) do të kenë kohë deri në mesnatë që t’i dërgojnë aplikacionet në sistemin transferues të FIFA-s për të marrë leje që të ndodhë transferimi.

31/01/2020 03:30-Transferimet e Chelseat në këtë afat kalimtar

Ardhje:

Largim: Danny Drinkwater (Aston Villa, huazim), Michael Hector (Fulham), Marc Guehi (Swansea, huazim), Conor Gallagher (Swansea, huazim), Jamal Blackman (Bristol R, huazim), Victor Moses (Inter Milan, huazim).

31/01/2020 03:16-Disa transferime të shpejta që ndodhën gjatë të enjtes

Sheffield United transferoi Sander Berge

Man Utd transferoi Bruno Fernandes

Valencia transferoi Alessandro Florenzi

Hertha BSC transferoi Krzysztof Piatek

31/01/2020 02:28-Transferimet e Arsenalit në këtë afat kalimtar

Ardhje:Pablo Mari (Flamengo, huazim)

Largim:Dinos Mavropanos (Nuremberg, huazim), Deyan Iliev (Jagiellonia Bialystok, huazim)

31/01/2020 01:48-Manchester Unitedi dhe angazhimi në treg në këtë afat kalimtar

Ardhje:Bruno Fernandes (Sporting Lisbon)

Largim: Ethan Hamilton (Bolton, huazim), Ashley Young (Inter Milan), Marcos Rojo (Estudiantes, huazim).

https://twitter.com/ManUtd/status/1222928041539776512

31/01/2020 01:41-Antonee Robinson zëvendësues i Rodriguezit te Milani

AC Milan ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të majtë të Wigan Athletic, Antonee Robinson, për 10 milionë funte (12 milionë euro).

22-vjeçari pritet ta zë vendin e Ricardo Rodriguez, i cili u huazua te PSV Eindhoven.

Antonee Robinson (Foto: Lewis Storey/Getty Images/Guliver)

31/01/2020 01:31-Çfarë ka bërë Liverpooli deri më tani në këtë afat kalimtar

Ardhje: Takumi Minamino (RB Salzburg), Joe Hardy (Brentford).

Largim: Rhian Brewster (Swansea, huazim), Herbie Kane (Hull, huazim), Allan Rodrigues (Atletico Mineiro), Isaac Christie-Davies (Cercle Brugge, huazim).

Takumi Minamino (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

31/01/2020 01:28-Pjaca drejt Anderlechtit

Marko Pjaca pritet t'i bashkohet Anderlechtit. Juventusi do ta huazojë mesfushorin kroat, ndërsa klubi belg do ta ketë të drejtën e blerjes.

Marko Pjaca (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

31/01/2020 01:05-Disa transferime interesante nga klubet dytësore angleze

Newcastle United

Ardhje:  Nabil Bentaleb (Schalke, huazim), Valentino Lazaro (Inter Milan, huazim), Danny Rose (Tottenham, huazim).

Aston Villa

Ardhje: Danny Drinkwater (Chelsea, huazim), Pepe Reina (AC Milan, huazim), Mbwana Samatta (Genk), Louie Barry (Barcelona).

Largim: Andre Green (Charlton, huazim), Jonathan Kodja (Al Gharafa), Easah Suliman (Guimaraes, huazim), Lovre Kalinic (Toulouse, huazim).

Bournemouth

Largim: Asmir Begovic (AC Milan, huazim),

Everton

Ardhje:Jarrad Braithwaite (Carlisle)

Largim: Callum Connolly (Fleetwood, huazim), Kieran Dowell (Wigan, huazim), Cenk Tosun (Crystal Palace, huazim)

31/01/2020 00:54-Ricardo Rodriguez huazohet te PSV

Milani ka konfirmuar se Ricardo Rodriguez i është bashkuar PSV Eindhovenit deri në fund të sezonit.

31/01/2020 00:37-Transferimet e Manchester Cityt në këtë afat kalimtar

Ardhje:

Largim:Lukas Nmecha (Middlesbrough, huazim), Patrick Roberts (Middlesbrough, huazim), Ian Poveda (Leeds, lojtar i lirë).

31/01/2020 00:20-Danny Rose huazohet te Newcastle

Newcastle Unted e ka huazuar Danny Rose nga Tottenham Hotspur deri në fund të sezonit.

31/01/2020 00:14-Paco Alcacer kalon te Villarreali

Villarreali e ka kompletuar transferimin e Paco Alcacer nga Borussia Dortmundi për 23 milionë euro. Lojtari do të qëndrojë deri në vitin 2025 te klubi i ri.

31/01/2020 00:08-Kur është hapur ‘afati i janarit 2020’

Klubet angleze kanë mundur të blejnë, shesin dhe të huazojnë lojtarë nga 1 janari 2020. Të njëjtën gjë kanë mundur ta bëjnë edhe klubet në Francë, Gjermani dhe Kinë, ndërsa klubet në Itali dhe Spanjë është dashur të presin një ditë pas (2 janar).

Afati kalimtar në Portugali është hapur më 3 janar, ndërsa klubet ruse është dashur të presin deri më 22 janar.

31/01/2020 00:01-Barca në kërkim të një sulmuesi

Barcelona ka nevojë për një sulmues që do ta zëvendësojë Luis Suarezin e lënduar. Drejtorët e klubit tashmë i kanë marrë disa emra nga stafi trajnues dhe do të përpiqen t'i transferojnë.

Luis Suarez (Foto: Francois Nel/Getty Images/Guliver)

30/01/2020 23:55-Emre Can afër zyrtarizimit te Dortmundi

Emre Can është i vendosur të largohet nga Juventusi drejt Borussia Dortmundit, ndërsa raportimet e fundit bëjnë me dije se marrëveshje mes klubeve është arritur.

Emre Can (Foto: Fred Lee/Getty Images/Guliver)