Please enter at least 3 characters.

Mbyll përkohësisht rrugën “Xhevë Lladrovci” në Ferizaj

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se, për shkak të punimeve për rikonstruktimin e rrugës “Xhevë Lladrovci”, kjo rrugë do të mbyllet përkohësisht për qarkullim.

Sipas njoftimit, mbyllja do të jetë në fuqi nga 27 gushti deri më 1 shtator 2026.

Gjatë kësaj periudhe, qytetarëve u është kërkuar të përdorin rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur në terren.

Komuna ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për pengesat e përkohshme që mund të shkaktohen gjatë realizimit të punimeve.

Sipas Komunës së Ferizajt, punimet synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve më të mira e më të sigurta për qarkullim. /Telegrafi/