Mbrojtësi i Kosovës, Arbenit Xhemajli shënon në humbjen e Xamaxit ndaj Thunit
09/11/2019
Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Arbenit Xhemajli ka gjetur golin e parë këtë sezon në Superligën e Zvicrës.
Nauchatel Xamax ka humbur me rezultat të ngushtë 3-2 në shtëpi nga Thuni në takimin e vlefshëm për javën e 14-të.
Në këtë ndeshje, edhe pse të humbur, shenj la mbrojtësi i ri i Kosovës, Xhemajli, i cili u shënua në listën e realizatorëve.
Xhamajli arriti të shënoj golin e parë të skuadrës së tij, pasi në minutën e 64-të ngushtoi epërsinë në 1-2.
Mbrojtësi i Kosovës me kokë pas asistimit të Raphael Nuzzolo.
Ky ishte goli i parë i Xhemajlit këtë sezon në Superligë e Zvicrës. /Telegrafi/


