Mbreti Charles III-të krijon melodi me karotë
05/04/2025
Mbreti Charles III luajti me karotë së bashku me muzikantë nga Orkestra e Perimeve të Londrës në Kështjellën Windsor.
Mbreti interpretoi këngën e njohur "Twinkle, Twinkle, Little Star" dhe mori një duartrokitje nga publiku në fund të performancës së tij.
Orkestra e Perimeve të Londrës përdor instrumente të ngrënshme të bëra nga perime, të gdhendura në një mënyrë që u mundëson të prodhojnë tinguj. /Telegrafi/


