Mblidhet KQZ-ja, pritet regjistrimi i një partie politike dhe pezullimi i një tjetre
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës, ndërsa në rend dite ndër të tjera është regjistrimi i një partie dhe pezullimi i një tjetre.
Mbledhja e KQZ-së do të mbahet në ora 13:30.
Rendi i ditës:Hyrje: Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit Nr. 37/2024;Aktivitetet e Zyrës:Rekomandimi për pezullimin e partisë politike GRAÐANSKA INICIJATIVA GORE, me akronimin GIG;Rekomandim për regjistrimin e partisë politike LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS;Rekomandim për privim të përfitimit të mjeteve financiare nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike për subjektin politik PARTIA E ASHKALINJËVE PËR INTEGRIMRaport i Këshillave të KQZ:Këshilli për Operacione ZgjedhoreShqyrtimi dhe miratimi i Raportit për asgjësimin/ shkatërrimin e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 21 prillit 2024.Shqyrtimi dhe miratimi i udhëtimit zyrtar në Republikën e Shqipërisë lidhur me projektin për transparencë zgjedhore.Të ndryshme. /Telegrafi/


