Please enter at least 3 characters.

Mbi 700 pacientë të shëruar nga coronavirusi në Maqedoni

2017/03/Spitali-8-Shtatori.jpg

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 782 pacientë të shëruar nga coronavirusi, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas qyteteve në Shkup - 267, Strumicë - 151, Kavadar - 54, Prilep - 43, Manastir - 40, Kumanovë -29, Vallandovë - 23, Shtip - 22, Negotinë - 15, Veles dhe Ohër nga 14, Koçan - 13, Kriva Pallankë - 12, Vinicë - 11, Tetovë dhe Gjevgjeli nga 9, Sveti Nikollë dhe Delçevë nga 8, Gostivar - 7, Kërçovë dhe Probishtip nga 5, Demir Kapi - 4, Radovish, Krushevë dhe Makedonska Kamenica nga 3, Bogdanci dhe Kratovë nga 2, Strugë, Resnje, Berovë, Makedonski Brod, Pehçevë dhe Dojran nga 1.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 152.814, numri i pacientëve të shëruar ka arritur në 134.653, numri i vdekjeve është 4.992, ndërsa numri i rasteve aktive 13.169.

Më shumë raste aktive me coronavirus ka në Shkup 6.124, Kumanovë 968, Manastir 829./Telegrafi/