Please enter at least 3 characters.

Mbi 300 mamografi në Spitalin e Pejës gjatë muajit tetor

2024/06/441549983_984147589954215_8870067071153480224_n.jpg

Gjatë këtij tetori, spitali i Pejës ka kryer 305 mamografi falas për të ndihmuar gratë në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Sipas një postimi në Facebook, Spitali Rajonal i Pejës ka bërë thirrje gjithashtu për kujdes ndaj shëndetit dhe se një kontrolle mund të bëjë ndryshimin.

“Gjatë tetorit, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, në Spitalin e Përgjithshëm Pejë kemi kryer 305 mamografi falas për të ndihmuar gratë në zbulimin e hershëm dhe për të përkrahur shëndetin e tyre. Ju inkurajojmë të kujdeseni për shëndetin tuaj dhe të afërmeve tuaja, sepse një kontroll mund të bëjë ndryshimin", kanë shkruar ata.

Gjithashtu, njoftohet se shërbimi i Mamografisë vazhdon të ofrohet gjatë gjithë vitit, çdo ditë pune, për t'u siguruar që gratë të kenë qasje të vazhdueshme në shërbime shëndetësore. /Telegrafi/