Mbi 30% e blerësve online në Maqedoni raportojnë probleme, kryesisht për vonesë të dërgesave
Më shumë se një e treta (35,4 për qind) e blerësve online në BE raportuan probleme gjatë blerjes përmes një faqeje interneti ose aplikacioni, sipas studimit të Eurostat për vitin 2025 mbi përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit. Në Maqedoni, probleme me e-shopingun patën 29,41 për qind e blerësve.
Ndër vendet e BE-së, përqindja më e lartë e klientëve që kanë hasur probleme është regjistruar në Maltë (64,0 për qind), Holandë (57,9 për qind) dhe Luksemburg (51,4 për qind).
Në anën tjetër, përqindjet më të ulëta janë raportuar në Portugali (4,5 për qind), Greqi (10,6 për qind) Letroni (13,3 për qind).
Dorëzimi i ngadaltë është problemi më i zakonshëm për blerësit online.
Për dorëzim më të ngadaltë se sa pritej u ankuan një e pesta e të anketuarve (19,9 për qind). Problemi i dytë më i zakonshëm ishte që faqja e internetit nga e cila blinin ishte e vështirë për t’u përdorur ose funksiononte në mënyrë të pakënaqshme (11,5 për qind), ndërsa i treti ishte dorëzimi i mallrave ose shërbimeve të pasakta ose të dëmtuara (10,4 për qind).


