Please enter at least 3 characters.

Mbeti e lënduar nga aksidenti me parashutë në Prizren, Jona Gegaj shpreh ngushëllime për vdekjen e kolegut të saj

2020/07/101411702_2690280687915300_7866125958586040320_o.jpg

Pasditen e së dielës ndodhi një aksident në fshatin Korish të Prizrenit, në mes të dy paragllajdistëve të cilët u përplasën mes veti gjatë kohës së aterrimit.

Nga plagët e marra nuk ka arritur të mbijetoj F.G 27 vjeçar i cili ndërroi jetë në orët e mbrëmjes në QKUK.

Pas kësaj ngjarje tragjike, ka reaguar Jona Gegaj e cila mbeti e lënduar nga ky aksident.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka shkruar se me dhimbje të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e kolegut të saj.

Postimi i plotë:Dje me datë 19.07 u ndeshëm aksidentalisht në ajër unë dhe kolegu Fatos Gerxhaliu .Me dhimbje te thellë mora lajmin qe Fatosi humbi betejën me jetën .Fatos kemi me t'kujtu sa të kemi jetë ty dhe mirësinë tënde. Bashkëndjej dhimbjen me kolegë e familjarë. /Telegrafi/