Mbappe fiton gjyqin, PSG urdhërohet t’i paguajë 61 milionë euro
Një gjykatë pune në Paris urdhëroi të martën Paris Saint-Germain t'i paguajë Kylian Mbappes 61 milionë euro në pagë dhe bonuse të papaguara, duke i dhënë fund pjesshëm një prej mosmarrëveshjeve më të ashpra në futbollin francez.
Vendimi erdhi pas muajsh debatesh ligjore pasi sulmuesi francez e paditi PSG-në në gjykatë për të ardhurat që ai tha se ishin mbajtur për prillin, majin dhe qershorin e vitit 2024, pak para se të largohej nga klubi për t'u bashkuar me Real Madridin si transferim i lirë.
"Jemi të kënaqur me vendimin. Kjo është ajo që mund të pritet kur pagat nuk paguhen", ka thënë avokati i Mbappes, Frederique Cassereau.
Gjykata vendosi që PSG nuk i kishte paguar Mbappes tre muaj rrogë, një bonus etik dhe një bonus nënshkrimi që i takonte sipas kontratës së tij të punës.
BREAKING: French court order PSG to pay former player Kylian Mbappe £52.6m in unpaid salary and bonuses 🚨 pic.twitter.com/cBsRANulUj
— Sky Sports News (@SkySportsNews) December 16, 2025
Këto shuma u njohën si të detyrueshme nga dy vendime të Ligës Franceze të Futbollit Profesional (LFP) në shtator dhe tetor 2024, dhe gjyqtarët thanë se PSG nuk kishte paraqitur ndonjë marrëveshje me shkrim që tregonte se Mbappe kishte hequr dorë nga e drejta e tij.
Gjyqtarët hodhën poshtë argumentet e PSG-së që Mbappe duhet të humbasë tërësisht pagat e tij të papaguara, por gjithashtu hodhën poshtë disa nga pretendimet shtesë të lojtarit, duke përfshirë akuzat për punë të fshehur, ngacmim moral dhe shkelje të detyrës së sigurisë nga punëdhënësi.
Gjykata nuk e konsideroi kontratën me afat të caktuar të Mbappes si të përhershme, një vendim që kufizoi shkallën e kompensimit të mundshëm në lidhje me shkarkimin dhe pagën e njoftimit.
🚨 Official: Kylian Mbappe has won the lawsuit against PSG, with judge ruling in the player’s favor. 🇫🇷
As a result, the Court of Paris have sided with the footballer and order PSG to pay around €61 million, reports RMC. pic.twitter.com/9tPnsJiEBN
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 16, 2025
PSG kishte argumentuar se Mbappe veproi në mënyrë të pabesë duke fshehur për gati një vit qëllimin e tij për të mos rinovuar kontratën, duke e penguar klubin të siguronte një tarifë transferimi të ngjashme me 180 milionë eurot që paguan për ta nënshkruar atë nga AS Monaco në vitin 2017.
Përfaqësuesit e Mbappe thanë se mosmarrëveshja kishte të bënte me zbatimin e rreptë të ligjit francez të punës dhe shpërblimin e papaguar, në vend të politikës së transferimeve. /Telegrafi/


