Please enter at least 3 characters.

Mbahen garat komunale të Fizikës në Vushtrri, marrin pjesë 30 nxënës

Ditë më parë, në Vushtrri janë zhvilluar garat komunale të Fizikës, në të cilat morën pjesë 30 nxënës nga shkollat e ndryshme të komunës.

Aktiviteti është organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit, në bashkëpunim me Shoqatën Kosovare të Fizikës, shkruan Telegrafi.

“Kjo garë shërben si një mundësi e shkëlqyer për të nxitur dhe identifikuar talentet e reja në fushën e fizikës, si dhe për të promovuar shkencën në mesin e të rinjve”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Komunale e Arsimit ka falënderuar pjesëmarrësit për angazhimin, duke theksuar rëndësinë e këtyre aktiviteteve për edukimin shkencor.

Pamje nga mbajtja e garave

“Përfaqësuesit u shprehën të bindur se këto gara do të sjellin rezultate pozitive për të ardhmen e arsimit dhe do të inkurajojnë më shumë nxënës për shkencë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/