Please enter at least 3 characters.

Matt LeBlanc shuan shpresat për një rikthim të "Friends"

2018/03/leblanc2-e1521913808353.jpg
280:"BEVERLY HILLS, CA - AUGUST 16: Actor Matt LeBlanc attend the 2017 PaleyLive LA Summer Season Premiere Screening And Conversation For Showtime's "Episodes" at The Paley Center for Media on August 16, 2017 in Beverly Hills, California. (Photo by Alberto E. Rodriguez/Getty Images)
12:"Getty Images

Matt LeBlanc i ka shuar të gjitha shpresat për një ribashkim të anëtarëve të hit-serialit komik, "Friends".

Aktori 50 vjeçar u bë i njohur falë rolit të Joeyt në komedinë televizive amerikane, nga e cila u bënë të famshëm edhe yjet, si Jennifer Aniston, David Schwimmer, Courtney Cox, Matthew Perry e Lisa Kudrow.

(Foto: Getty Images)

Episodi i fundit i serialit është emetuar në vitin 2004, ndërsa fansat gjithmonë kanë shpresuar se do të xhirohen episode të reja.

Mirëpo, LeBlanc ka qenë shumë i prerë në deklaratën e tij se rikthimi nuk do të ndodhë. Në një intervistë për revistën Femail, ai ka thënë: "Nuk dua ta bëj - thjesht".

"Njerëzit duan të dinë se çfarë u ka ndodhur atyre (protagonistëve të serialit). Mirëpo, ka qenë përfundimi i një periudhe të jetës së një personi pas kolegjit, para se të sistemohesh dhe të krijosh familje".

"Të shkosh prapa dhe t'i rivizitosh pas kaq shumë vitesh, nuk e di se si do të ishte tregimi. Ata të gjithë do të kenë vazhduar tutje me jetët e tyre, prandaj nuk do të ishte njësoj", ka shpjeguar aktori.

(Foto: Business Insider)

"Nuk mendoj se dikush do të dëshironte ta shihte Joeyn e moshuar duke bërë një kolonoskopi, duke u gjobitur teksa pi kafe në Central Perk apo duke kërkuar punë. Nuk do të ishte argëtuese i nënshtrohet një procedure mjekësore (në këtë moshë)".

"Ishim shumë të rinj atëherë, prandaj mendoj se karakteret duhet të qëndrojnë ashtu. Zakonisht nuk do të thosha asnjëherë kurrë, por në rastin e 'Friends', pa kurrfarë dyshimi do të thosha kurrë", është shprehur LeBlanc i vendosur. /Telegrafi/