Mateo largohet i dyti nga finalja e Big Brother VIP Albania 5, në garë mbeten Selin dhe Miri
19/04/2026
Mateo është finalisti i radhës që ka lënë shtëpinë në natën finale të Big Brother VIP Albania 5, duke mos arritur të shkojë deri në podin final të garës për çmimin e madh.
Gjatë gjithë rrugëtimit të tij në këtë edicion, ai është vlerësuar për qetësinë dhe mënyrën e qëndrueshme të lojës, duke ruajtur vetëkontroll edhe në situata të tensionuara brenda shtëpisë.
Pas shpalljes së tij si finalisti i radhës që largohet, Mateo ka lënë garën, ndërsa në podin final kanë mbetur Selin dhe Miri, të cilët vijojnë garën për fitimin e çmimit të madh. /Telegrafi/


