Please enter at least 3 characters.

Mata zgjon interesimin e Fenerbahces dhe Galatasarayt

2019/06/mataa.jpg
256:"LONDON, ENGLAND - JANUARY 13: Juan Mata of Manchester United celebrates after the Premier League match between Tottenham Hotspur and Manchester United at Wembley Stadium on January 13, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Manchester Unitedit, juan Mata, ka zgjuar interesimin e dy skuadrave turke, Fenerbahce dhe Galatasaray - bën të ditur  Daily Mail.

Djajtë e Kuq i kanë ofruar mesfushorit spanjoll rinovim të kontratës, mirëpo ai ende nuk e ka qartësuar të ardhmen e tij.

31-vjeçari do të jetë i lirë nëse refuzon ta nënshkruajë kontratën te klubi anglez, ndërsa situatën e tij po e monitoron edhe Barcelona.

Juan Mata (Foto: Nathan Stirk/Getty Images/Guliver)

Kontrata aktuale e mesfushorit spanjoll skadon në fund të këtij muaji, andaj Fenerabahce dhe Galatasaray janë të interesuar t’i marrin shërbimet e tij në këtë verë.

31-vjeçarit thuhet se i është ofruar edhe një vit kontratë nga Manchester Unitedi, mirëpo deri më tani lojtari nuk ka treguar vullnet që ta vazhdojë atë.

Skuadra angleze ditë më parë ka liruar disa lojtarë nga skuadra, ndërsa kishin paralajmëruar se Matas i është ofruar kontratë e re, mirëpo me shumë gjasë ai do të largohet. /Telegrafi/