Please enter at least 3 characters.

Masvidal fiton me dominim përballjen e përgjakshme ndaj Diaz, mjekët detyruan gjyqtarët ta ndërprenë ndeshjen para kohe

2019/11/Masvidal-vs-Diaz-2-e1572778942638.jpg
278:"NEW YORK, NEW YORK - NOVEMBER 02: Nate Diaz of the United States (L) fights against Jorge Masvidal of the United States in the Welterweight "BMF" championship bout during UFC 244 at Madison Square Garden on November 02, 2019 in New York City. (Photo by Steven Ryan/Getty Images)
12:"Getty Images

Jorge Masvidal ka fituar super përballjen ndaj Nate Diaz e vlefshme për UFC 244 duke fituar titullin në këtë kategori.

Nate Diaz mund të jetë njeri i keq, por ai nuk është më i keqi - të paktën jo tani për tani.

Ky epitet i takon tani veteranit Jorge Masvidalit që nga e shtuna mbrëma, pasi ai mposhti Nate Diaz në raundit të tretë përmes një nokauti teknik.

"The Rock" ndau rripin për Masvidal (Foto: Steven Ryan/Getty Images/Guliver)

Pra pas tre rundave lojë, Masvidalit iu dha rripi BMF dhe titulli i UFC 244 të shtunën në Madison Square Garden.

Ndeshja përfundoi papritur, pasi një mjek anësor nga Komisioni i Atletikës së Shtetit në New York vendosi ta ndal për shkak të një prerje në syrin e djathtë të Diaz.

Diaz ishte i tëri i përgjakur (Foto: Steven Ryan/Getty Images)

Prerja ishte e madhe dhe po rrjedhke shumë gjak në syrin e djathtë të Diaz duke detyruar edhe gjyqtarin ta ndërpres ndeshjes dhe t'ia jap fitoren Masvidalit.

Pas kësaj fitore, Masvidal ka rekord prej 35 fitoresh e 13 humbjesh, ndërsa Diaz ka 20 fitore e 12 humbje. /Telegrafi/