Please enter at least 3 characters.

"Mashtrimet e mëdha" të Qeverisë sipas LDK-së: Shtrenjtim 100 për qind të energjisë

2022/12/Ndertesa-Selia-e-LDK-se-foto-Ridvan-Slivova-6.jpg

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka listuar disa nga mashtrimet me energji që sipas tyre Qeveria Kurti u ka bërë qytetarëve.

Sipas partisë opozitare Qeveria Kurti ka mashtruar qytetarët për energji të lirë e të qëndrueshme.

“Mashtruan për energji të lirë. Mashtruan për energji të qëndrueshme. Asnjë angazhim për të rritur kapacitetet gjeneruese”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

LDK ka theksuar se nga gjithë premtimet e kësaj qeverie për energji të qëndrueshme dhe të lirë, realiteti është shtrenjtim 100% i energjisë. /Telegrafi/