Please enter at least 3 characters.

Martesa e Princit Harry dhe Meghan Markle në krizë?

2018/07/princ1.jpg
621:"LONDON, ENGLAND - JUNE 26: Meghan, Duchess of Sussex, Prince Harry, Duke of Sussex and Queen Elizabeth II at the Queen's Young Leaders Awards Ceremony at Buckingham Palace on June 26, 2018 in London, England. The Queen's Young Leaders Programme, now in its fourth and final year, celebrates the achievements of young people from across the Commonwealth working to improve the lives of people across a diverse range of issues including supporting people living with mental health problems, access to education, promoting gender equality, food scarcity and climate change. (Photo by John Stillwell - WPA Pool/Getty Images)
12:"Getty Images

Edhe pse ishte aktore deri kohët e fundit, Meghan Markle mori titullin e dukeshës, së bashku me detyrimet dhe rregullat e saj të shumta që i duhet t'i respektojë tani e tutje.

Që nga martesa e saj, Meghan Markle rregullisht shfaqet në pritjet zyrtare me burrin e saj. Sigurisht, dukesha vihet në qendër të publikut dhe mediave që komentojnë veshjet e saj, por gjithashtu çdo hap, sjellje dhe gjest të sajin.

Kështu mediat britanike kanë shkruar se në një pritje zyrtare të bërë së fundmi në Pallatin e Buckinghamit, Meghan ndodhej prapa mbretëreshës kur u mundua të kapte dorën e princit, por ky i fundit refuzoi.

Kamera regjistroi këtë ngjarje, dhe shumë e panë atë si një shenjë të rebelimit dhe ftohtësisë së bashkëshortit të saj dhe dyshuan edhe për një krizë të mundshmr në martesën e çiftit mbretëror, shkruan The Sun.

Por, zyrtarët brenda pallatit e shohin këtë gjest si pjesë të protokollit, duke thënë se një gjë e tillë nuk konsiderohet si fyerje apo mosrespektim.

"Mbretëresha shfaqet shumë rrallë me burrin e saj në publik, duke mbajtur duart së bashku, dhe ky është bërë një rregull i pashkruar për pjesën tjetër të familjes mbretërore. Për shembull, është e qartë për të gjithë se Princi William dhe Kate janë shumë afër emocionalisht, por në daljet publike, ata nuk duhet ta dëshmojnë këtë posaçërisht nëse janë në lidhje me vizitat zyrtare dhe protokollet", shpjegoi eksperti i gjuhës së trupit, Robin Kermod. /Telegrafi/