Marotta: Mandzukic, zëvendësimi i duhur për Tevez
17/06/2015
Tevez e ka njoftuar klubin se dëshiron të kthehet këtë verë te klubi i tij i fëmijërisë, Boca Juniors, dhe drejtuesit e klubit tashmë kanë gjetur një zëvendësim për të.
“Nëse Tevez do largohej, ne e kemi identifikuar Manduzkicin si zëvendësuesin e duhur për të”, ka thënë fillimisht Marotta.
“Carlos ka dëshirë të rikthehet te Boca dhe në shtëpinë e tij në Argjentinë për ta përfunduar karrierën e tij të shkëlqyeshme”, ka shtuar ai. /Telegrafi/


