Please enter at least 3 characters.

Marmelatë nga karota

2016/01/f.0222200155229_m.gif

Nevojiten:
* 1 kg karota
* 0,5 kg sheqer
* 4 limona
* Pak cimet

Përgatitja:
Karotën lajeni dhe grijeni. Në enë rendisni njërën pas tjetrës karotën, sheqerin dhe lëvoren e grirë të limonit.

Sipër gjysmës së sasisë së përgatitur shtrydhni lëngun e një limoni. Vazhdoni të rendisni dhe të shtrydhni limonin tjetër dhe hidhni pak cimet.

Hidhini gjysmë litri ujë dhe në temperaturë mesatare, kohë pas kohe duke e përzier, zieni rreth katër orë.

Vendoseni në kavanoz, ftoheni dhe mbylleni.
/Telegrafi/