Marina Vjollca shfaqet glamuroze me imazhet e reja
10/04/2021
Prezantuesja e njohur, Marina Vjollca, është ndër më të komentuarat në rrjet.
Ajo shpesh mundohet të qëndrojë afër fansave, duke u sjellë imazhe të shumta nga jeta dhe karriera profesionale.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Marina ka arritur që të lë gojëhapur 1.4 milion ndjekësit e saj.
Bukuroshja brune kësaj here erdhi me një veshje glamuroze, çka bëri të dukej tejet fine.
Sigurisht që ajo kishte vënë në fokus edhe linjat e formësuara trupore, të fituara përmes stërvitjeve në palestër.
“Më kënaqni zemrën me komente”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Përndryshe Vjollca është e angazhuar me punë, pasi jep maksimumin e saj në emisionin “Klanifornia”. /Telegrafi/


