Please enter at least 3 characters.

Marcos Rojo objektiv i Romës për mbrojtjen

2019/08/GettyImages-900291928.jpg
273:"LIVERPOOL, ENGLAND - JANUARY 01: Marcos Rojo of Manchester United is chased by Oumar Niasse of Everton during the Premier League match between Everton and Manchester United at Goodison Park on January 1, 2018 in Liverpool, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Roma është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe deri më tani nuk ka arritur te objektivat që kishte.

Giallorosët fillimisht kërkonin belgun Toby Alderweireld, por transferimi i tij ishte i pamundur pasi Tottenhem kërkonte rreth 40 milionë euro për të.

Dejan Lovren e Daniele Rugani gjithashtu po kërkohen nga Roma, por që ende janë larg marrëveshjes përfundimtare.

Kësisoj kryeqytetasit italian kanë rikthyer sytë tek mbrojtësi argjentinas i Manchester United, Marcos Rojo.

Mediat italiane dhe ato angleze kanë raportuar se Roma ka filluar tanimë kontaktet me United për qendërmbrojtësin argjentinas.

29-vjeçari nuk është në planet e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer dhe mund të largohet gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Roma është gati ta transferoj reprezentuesin argjentinas, por vetëm nëse United lejon atë të largohet si huazim me të drejtë blerje nga Roma pas një vitit për 12 milionë euro. /Telegrafi/