Maradona: Nuk e shikoj Argjentinën
10/09/2011
“Që pas largimit tim, nuk e kam shikuar asnjëherë Argjentinën. Dhe nuk mendoj se do ta shikoj përsëri, kjo më lëndon”.
“Askush nuk më ka borxh asgjë, unë edhe jetën isha i gatshëm ta jap për lojtarët dhe ata bënë njëjtë për mua. Ne nuk kemi mundur t’ia japim Argjentinës atë që kërkuam, e që është Botërori, por ne nuk i kemi borxh asgjë askujt, ne kemi bërë më të mirën dhe mund ta shikojmë veten në pasqyrë me krenari”, tha Maradona. /Telegrafi/


