Maqedonia në karantinë 42 orëshe prej orës 11:00
24/05/2020
Prej sot nga ora 11:00 në territorin e gjithë vendit fillon karantina 42 orëshe, e cila ka për qëllim të parandalojë përhapjen e coronavirusit. Ndalesa për lëvizje do të zgjasë deri të martën në ora 5.
Edhe përkundër faktit që Komisioni për Sëmundje Infektive propozoi të ketë karantinë nga dita e shtunë, Qeveria e Maqedonisë mori vendim që karantina të fillojë të dielën nga ora 11.
BFI edhe pse nuk dinte nëse do të ketë karantinë apo jo, bëri thirrje për faljen e namazit të Bajramit me rregulla të veçanta, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga dita e martë, në Maqedoni pritet të lehtësohen masat kufizuese dhe pritet të hapen kafenetë dhe restorantet./Telegrafi/


