Please enter at least 3 characters.

Maqedonia merr pjesë në takimin ministror në lidhje mbi situatën e sigurisë në rajon

2016/05/Nikolla-Poposki.jpg

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki sot do të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të vendeve të Kartës së Adriatikut - Maqedonia, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Shtetet e Bashkuara që mbahet në Zagreb, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pritet që në takim, ministrat e jashtëm të shkëmbejnë pikëpamjet mbi situatën e sigurisë dhe sfidat aktuale politike në Evropën Juglindore, me theks të veçantë në proceset euro-atlantike në rajon.

Në takimin ministror të Republikës së Maqedonisë do të marrë përsipër kryesimin e Kartës së Adriatikut. /Telegrafi/