Please enter at least 3 characters.

Maqedonia merr edhe një shqiptar për ndeshjet e tetorit, ftesë për Erdon Dacin

2023/10/380213585_288868653911102_9084391973385041050_n.jpg

Edhe një futbollist shqiptar është shtuar në listën e përzgjedhësit të Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski.

Bëhet fjalë për sulmuesin Erdon Daci, që luan me sukses te Westerlo, i cili do të jetë në grumbullimin e ekipit përfaqësues të vendit për dy ndeshjet e muajit tetor ndaj Ukrainës dhe Armenisë.

Milevski publikoi listën këtë mesjavë, ndërsa Daci nuk ishte i përfshirë. Ndërkohë ditën e sotme ka dërguar ftesë shtesë për sulmuesin nga Shkupi dhe i njëjti do t’i bashkohet grupit për ndeshjet e këtij muaji.

Me Dacin, bëhen tetë shqiptarë që do të jenë të grumbulluar për këto dy ndeshje.

Kujtojmë se Erdon Daci edhe më herët ka qenë i grumbulluar me seniorët, madje ishte pjesë e ekspeditës së vendit kur Maqedonia mundi Italinë në Palermo për fazën e play off-it për Botërorin 2022.

Maqedonia ndeshjen me Ukrainën për eliminatoret e Euro 2024 e luan me 14 tetor, ndërsa tri ditë më vonë në Strumicë do të zhvillojë kontrolluesen me Armeninë. /Telegrafi/